Pas një takimi
1
Dërgoni një përmbledhje të aksesueshme të takimit për të gjithë ata që morën pjesë në takim, duke përfshirë edhe mbështetësit.
Ajo duhet të përfshijë:
-
çfarë ndodhi në takim, me regjistrim nëse ka
-
detajet e hapave të ardhshëm, për shembull, aktivitetet vijuese ose takimi i ardhshëm

2
Sigurohuni që të gjithë të kuptojnë se si do të paguhen për shpenzimet e udhëtimit ose kosto të tjera.
Kontaktoni drejtpërdrejt njerëzit që nuk kanë kërkuar kthim e shpenzimeve dhe jepuni atyre mbështetje për të bërë kërkesën.

3
Kërkoni komente se si shkoi takimi.
Bëni pyetje të shkurtra, të qarta dhe të lehta për t'u kuptuar.
Pyesni pjesmarrësit për mënyra se si mund të përmirësohet aksesueshmëria e takimit.
Mund të kërkoni komente përmes një telefonate vijuese, një formulari të shkurtër ose përmes emailit.

.png)

.png)


