Projektet
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale duhet të përfshihen në projektet që organizatat udhëheqin në komunitetet tona.
Kjo nuk vlen vetëm për organizatat që punojnë në çështje të aftësisë së kufizuar. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për projektet që janë për gjithë komunitetin, sepse ka persona me aftësi të kufizuara intelektuale në çdo komunitet.
Duke zhvilluar projekte që përfshijnë të gjithë, ne mund të modelojmë përfshirjen që duam të shohim në shoqëri.
Kjo përfshin çdo punë që ndodh:
-
në komunitetet lokale
-
në nivel kombëtar
-
në zhvillimin ndërkombëtar.

Vet-advokuesit na thanë:
-
Organizatat dëshirojnë që personat me aftësi të kufizuara intelektuale të jenë pjesë e projekteve, por zakonisht aktivitetet në projekte nuk janë të aksesueshme ose gjithëpërfshirëse.
-
Shumë herë projektet planifikohen dhe vetëm në një fazë të mëvonshme organizatat mendojnë për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara intelektuale.
-
Ndonjëherë, ka projekte vetëm për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, por zakonisht këto nuk janë dizajnuar nga vetë ata.
-
Buxhetet për projekte planifikohen pa marrë parasysh kohën, aksesueshmërinë ose përshtatjet e arsyeshme që personat kanë nevojë.

Shembuj pozitivw
Si pjesë e projektit Inclusive Futures, kompania e teknologjisë Benetech punoi për të krijuar një aplikacion celular mbi të drejtën për punësim për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Benetech bashkëpunoi me vetë-advokuesit nga KAIH (një organizatë që përfaqëson personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe familjet e tyre në Kenia) dhe një ekip global liderësh vetë-advokues nga Inclusion International për të zhvilluar aplikacionin.
Në çdo fazë të zhvillimit të aplikacionit u konsultuan vetë-advokuesit dhe mendimet e tyre drejtuan dizajnin dhe përmbajtjen. Rezultati ishte një aplikacion praktik, që mund të përdoret nga personat me aftësi të kufizuara me nevoja të ndryshme për mbështetje në Kenia. Tani vetë-advokuesit kanë një mjet që mund ta përdorin për të marrë më shumë informacion për të drejtën e tyre për punësim, për të raportuar për advokimin që bëjnë dhe për të raportuar rastet kur u janë shkelur të drejtat.

.png)

.png)



