Parimet e Dëgjo Përfshi Respekto
Njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe familjet e tyre na thanë se ekzistojnë 8 ide apo parime të mëdha që ndjekin organizatat gjithëpërfshirëse.
Këto parime na ndihmuan për të krijuar këto udhëzime.
1 Besojnë në gjithëpërfshirje

Organizatat gjithëpërfshirëse e dinë se askush nuk është "shumë i paaftë" për të marrë pjesë. Ata besojnë se të gjithë mund dhe duhet të përfshihen dhe të marrin pjesë në komunitetet e tyre në një mënyrë të plotë.
2 Krijimi i mundësive për vetë-advokues

Organizatat gjithëpërfshirëse e dinë se pa vetë-advokues të fortë, gjithëpërfshirja nuk është e mundur.
Ato krijojnë mundësi që vet-advokuesit të përfaqësohen, t'u dëgjohet zëri dhe të respektohen vendimet e tyre.
3 Rritja e ndërgjegjësimit dhe mirëkuptimit

Organizatat gjithëpërfshirëse kundërshtojnë diskriminimin dhe stereotipet brenda dhe jashtë organizatës së tyre.
Ato kuptojnë barrierat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Ata kujdesen që të gjithë në organizatën e tyre të jenë të informuar dhe gjithëpërfshirës.
4 Komunikimi në një mënyrë të thjeshtëzuar

Organizatat gjithëpërfshirëse duan që të gjithë të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të përfitojnë nga puna e tyre.
Ato planifikojnë që komunikimi të jetë gjithëpërfshirës që në fillimi dhe përfshijnë persona me aftësi të kufizuara intelektuale në planet e tyre. Ato e dinë se aksesueshmëria është e rëndësishme dhë nuk duhet lënë për në fund.
5 Sigurimi i përshtatjeve të arsyeshme

Organizatat gjithëpërfshirëse marrin kohë për të dëgjuar secilin person për nevojat e tij specifike dhe ndërmarrin veprime për të hequr barrierat dhe për të ofruar përshtatjen e nevojshme.
6 Vlerësimi i Procesit

Organizatat gjithëpërfshirëse e dinë se gjithëpërfshirja nuk ka të bëjë vetëm me rezultatin, por me procesin.
Ata përfshijnë personat me aftësi të kufizuara intelektuale në të gjitha fazat e punës së tyre. Ekipet e tyre mësojnë së bashku me personat me aftësi të kufizuara intelektuale, dhe kjo e bën punën e tyre më gjithëpërfshirëse.
7 Përdorimi i Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Organizatat gjithëpërfshirëse përdorin Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD) si udhërrëfyes në punën e tyre.
They respect the Rights of Persons with Disabilities.
Ato punojnë drejt pjesëmarrjes kuptimplote, aksesueshmërisë së plotë dhe dhënies fund të izolimit te personave me aftësi të kufizuar.
8 Të kuptuarit se gjithëpërfshirja është një udhëtim

Organizatat gjithëpërfshirëse e dinë se përfshirja është një udhëtim. Asnjë organizatë nuk do të jetë e përsosur që në fillim.
Mund të jetë një proces i ngadaltë, por organizatat gjithëpërfshirëse e dinë që ne të gjithë kemi përgjegjësi për të ndryshuar mënyrën se si punojmë për t'u bërë më gjithëpërfshirëse.
.png)

.png)
