top of page
Laptop, listë dokumentesh dhe ikonë informacioni.
Informacion

Nëse përdorni informacioni të akesueshëm, më shumë njerëz mund ta kuptojnë punën që bëni dhe mund të përfshihen në organizatën tuaj.
 
Mundohuni të bëni vetëm një version gjithëpërfshirës të informacionit që dëshironi të jepni. Krijimi i versioneve të ndara të informacionit kërkon para dhe kohë.

Versione të ndara apo të vecanta të informacionit, mund të përjashtojnë gjithashtu personat me aftësi të kufizuara intelektuale nga informacioni shtesë që marrin njerëzit e tjerë.

Shumë organizata, vende ose rajone kanë standarte ose metoda për krijimin e materialeve të aksesueshme. Për shembull, në Evropë, ekzistojnë standarte nga Platforma Evropiane e Vetë-Advokuesve.

Megafon i verdhë

Vet-advokuesit na thanë:

  • Në shumicën e rasteve, informacionet janë të gjata, të ndërlikuara dhe përdorin zhargon ose gjuhë të vështirë.

  • Vet-advokuesit janë ekspertët dhe duhet të përfshihen në procesin e planifikimit ose bërjes së informacionit të aksesueshëm.

  • Kur organizatat prodhojnë informacion të aksesueshëm, nuk mendojnë se sy ky informacion do të arrij tek përsonat me aftësi të kufizuar intelektuale. Shesh është vështir për tu gjetur ose ndahen në faqe që personat nuk i njohin.
  • Informacioni ofrohet vetëm në një format, si version i shkruar në gjuhë të thjeshtëzuar . Opsionet e tjera si videot nuk merren parasysh edhe pse ato mund të jenë më të shpejta dhe më të lehta për t'u kuptuar.

  • Bërja e informacionit të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara intelektuale lihet zakonisht për në fund dhe nuk i jepet rëndësia e duhur. Kjo mënyrë, nuk përfshin realisht personat me aftësi të kifizuar intelektuale në proçes.

Llojet e informacionit:

Listë kontrolli e shkruar në letër

Informacion me shkrim

Tre njerëz shikojnë një televizor që tregon një pikëçuditëse.

Videot

Gishti i madh lart me karta shembull

Shembuj pozitivw

Chosen Power: People First Hong Kong është një organizatë vetë-avokuese në Hong Kong.

Fushata e “Chosen Power” për materiale të aksesueshme. Ata prodhojnë materiale të aksesueshme për të gjithë anëtarët. Gjithashtu, ata paguhen për ta bërë këtë punë nga organizata të ndryshme.

Detyra e tyre është të rishikojnë informacionin, ta ndajnë atë në pjesë të shkurtra, të lehta për t'u kuptuar dhe më pas të planifikojnë imazhe të përshtatshme për tekstin.

Dy vetë-avokues të grupit janë ilustruesi. Bazuar në tekstin e shkurtër dhe të thjeshtë, ata dizajnojnë imazhet.

Dokumenti shqyrtohet dhe miratohet nga ekipi gjithëpërfshirës i auditimit: këtu përfshihen vetë-advokues dhe familjet përpara se të informacioni të shpërndahet.

Një shembull i mirë i këtij procesi është informacioni i tyre për COVID 19 i cili u përkthye në shumë gjuhë duke përfshirë gjuhën e shenjave.

Group of people from Hong Kong holding up various accessible materials

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page