
Takimet
Organizatat organizojnë shumë takime. Për shembull, takimet e ekipit, takimet e projektit ose mbledhjet e bordit.
Duke planifikuar takimet gjithëpërfshirëse, personatt me aftësi të kufizuara intelektuale mund të marrin pjesë në të gjitha llojet e takimeve.

Vet-advokuesit na thanë:
-
Takimet janë vende ku ata shpesh ndihen të përjashtuar.
-
Komunikimi dhe informacioni rreth takimeve është i vështirë për t'u kuptuar
-
Gjatë takimeve, njerëzit flasin shumë shpejt dhe nuk përdorin gjuhë të thjeshtë
-
Njerëzve nuk u jepet kohë e mjaftueshme për të ndarë idetë e tyre
-
Njerëzve nuk u jepet informacioni paraprakisht për t'u përgatitur për takimin
-
Veprimet pasuese nuk janë gjithmonë të qarta

Shembuj pozitivw
Platforma Evropiane për Vet-Advokuesit (EPSA) është një organizatë rajonale vetë-advokimi e mbështetur nga Inclusion Europe.
Çdo dy vjet, Platforma Evropiane për Vet-Advokuesit (EPSA) organizon një konferencë për vetë-advokues në Evropë të quajtur "Dëgjo zërat tanë".
Programi i konferencës është hartuar gjithmonë me vet-advokues, të cilët sugjerojnë temat dhe folësit.
I gjithë informacioni i ndarë është në një format të aksesueshëm.
Folësve u jepen udhëzime të qarta se si të prezantohen në një mënyrë të aksesueshme.
Pjesëmarrësit inkurajohen të përdorin kartat me ngjyrat e semaforit dhe të ndalojnë seancat ose të bëjnë pyetje nëse folësit nuk janë të qartë.
Ka pushime të rregullta dhe mundësi për t'u takuar dhe biseduar.
Drejtuesit e grupeve te punës së "Dëgjo zërat tanë" janë gjithmonë persona me aftësi të kufizuara. Seancat e takimeve kanë një format të qartë dhe inkurajojnë interaktivitetin, në mënyrë që pjesëmarrësit të kuptojnë se çfarë të presin nga takimi dhe të kenë mundësi për të ndarë idetë dhe përvojat e tyre.
“Dëgjo zërat tanë” është për vet-advokues, nga vetë-advokuesit, mbi tema që janë të rëndësishme për ta, në përputhje me strategjinë e Inclusion Europe.

.png)

.png)





