top of page

Takimet online

Takimet online janë bërë shumë të zakonshme.

Shumë njerëz me aftësi të kufizuara intelektuale përdorin teknologjinë dhe marrin pjesë në takime online. Takimet online gjithashtu e bëjnë më të lehtë marrjen pjesë pa pasur nevojë të udhëtoni.

Është mirë të ndiqni të njëjtat udhëzime Dëgjo Përfshi Respekto kur planifikoni një takim në internet.
 
Disa gjëra shtesë që duhet të mendoni për një takim në online:

Grua që mendon për paratë gjatë takimeve online

1

Shumë persona me aftësi të kufizuara intelektuale nuk kanë akses në teknologji ose kanë nevojë për mbështetje shtesë për ta përdorur.

 

Pagesa e internetit mund të jetë pengesë për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

​

Ndërsa po planifikoni takimin tuaj, mendoni për njerëz që mund të mos kenë akses në internet ose teknologji.

 

Për shembull: 

  • Ofroni të paguani për kosto të tilla si kostot e lidhjes në internet (të dhënat) ose kostot e udhëtimit në mënyrë që njerëzit të mund të shkojnë në një zyrë ku ka kompjuter

  • Kontrolloni që kushdo që është i ftuar të ketë akses në teknologji ose mund të marrë mbështetje për ta përdorur teknologjin

  • Ndani paraprakisht udhëzues se si të përdorin platformën e takimeve online

  • Ofroni një takim paraprak ose një seancë praktike për të mbështetur njerëzit që të kuptojnë se si të përdorin platformat e takimeve online.

Ilustrim që tregon pagesën për udhëtimin me autobus dhe për Wi-Fi.
Një grua përdor laptopin për takim online me katër njerëz.

2

Mendoni se cilën platformë takimesh online do të përdorni.

​

Një ide e mirë është nëse përdoret një platformë që njerëzit e kanë përdorur më parë.

​

Për shembull, nëse njerëzit janë mësuar të përdorin Zoom, ata do të ndihen më të sigurt gjatë takimit.

3

Takimet online mund të janë më të përshtatshme për përkthyesit , pasi përkthyesit mund të aksesojnë takimin nga vende të ndryshme.

 

Takimet vetëm në anglisht nënkuptojnë se shumë persona me aftësi të kufizuara intelektuale nuk mund të marrin pjesë. Mendoni për përkthimin gjatë takimit për të mundësuar që njerëz nga pjesë të ndryshme të botës të marrin pjesë.

​

Takimet online ,nënkuptojnë gjithashtu që ju mund të përdorni titrat - shumë njerëz me aftësi të kufizuara intelektuale (dhe mbështetësit e tyre) e shohin të dobishme të jenë në gjendje të lexojnë fjalët që njerëzit thonë në ekran.

Grua me hixhab përdor laptopin për një takim online që po përkthehet
Laptop që tregon një takim online me shenjë suksesi

4

Sigurohuni që ftesa e takimit, të jap informacion të qart, të shkurtër dhe të leht për t'u kuptuar.

​

Nëse takimi juaj online ka një formular regjistrimi, sigurohuni që ai të jetë i shkurtër dhe i lehtë për t'u kuptuar.

5

Pyesni për nevojat për akomodimit ose aksesueshmëri.

 

Për shembull, informohuni nëse njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale kanë nevojë për një person mbështetës që duhet ftuar në takim, ose nëse ju duhet të jepni më tepër kohë.

 

Mos harroni se mund të keni njerëz me nevoja të shumëfishta aksesi - për shembull, një person me aftësi të kufizuara intelektuale dhe që nuk dëgjon , mund të ketë nevojë për interpretim të gjuhës së shenjave dhe për një person mbështetës.

Dy njerëz në laptop diskutojnë një njoftim email-i.
Ikona ore dhe kalendari për planifikimin e takimeve online.
Ikonë email-i me simbolin @ në një zarf të verdhë

7

Dërgoni materialet paraprakisht.

 

Takimet online ndonjëherë duken më pak formale sesa takimet ball për ball, por është gjithashtu e rëndësishme që të dërgohet axhenda paraprakisht edhe në takimet online.

​

Axhendat, aktivitetet para takimit (si gjërat për të lexuar ose menduar paraprakisht) dhe të gjitha pyetjet e diskutimit duhet të dërgohen
2 2 javë para takimit.

 

Ilustrim i një laptopi dhe kursori p�ër takime online

6

Sigurohuni që lidhja(linku) i takimit të dërgohet paraprakisht dhe gjithashtu të ri-dërgohet në ditën e takimit. Kështu që është e lehtë për t'u gjetur.

​

Gjithashtu duhet të shtoni lidhjen(linkun) e takimit në axhendë.

​

Shmangni përdorimin e fjalëkalimeve të ndërlikuara për t'u bashkuar me takimin. Lidhjet me një klikim të vetëm janë më të përshtatshme.

Laptop me orë dhe shenjë të gjelbër

8

Takimet online nuk duhet të zgjasin më shumë se 2 orë.

​

Duhet të ketë pushim çdo 30 deri në 45 minuta nga ekrani. Këto pushime janë të rëndësishme për pjesëmarrësit, për mbështetësit, përkthyesit edhe interpretët e gjuhës së shenjave.

Ilustrim i takimeve online me grafikë dhe video-thirrje

9

Ashtu si takimet ball për ball, aktivitetet dhe diskutimet në grupe të vogla mund t'i bëjnë takimet online më interesante. 

​

Mendoni të përdorni opsionin e ndarjes së pjesmarrësve në “dhoma” të ndryshme komunikimi ose aktiviteteve si sondazhe online.

​

Sigurohuni të shpjegoni qartë aktivitetet dhe planifikoni për kohë ekstra nëse duhet.

10

Ashtu si takimet ball për ball, vendosja e rregullave bazë mund t'i ndihmojë njerëzit të marrin pjesë. 

​

Për shembull, disa rregulla bazë që duhen ndjekur për takimet online mund të jenë:

​

  • Gjeni një vend të qetë për të zhvilluar takimin

  • Flisni ngadalë dhe qartë në mikrofon

  • Mbaje mikrofonin fikur ndërsa njerëzit e tjerë flasin

  • Përdorni mesazhet ne chat për të bërë pyetje ndërsa njerëzit e tjerë janë duke folur

  • Përdorni butonat ose ikona për të ndarë mesazhe në lidhje me aksesueshmërinë. Për shembull, Zoom ka një buton reagimesh që mund ta përdorim për t'u thënë folësve të ngadalësojnë shpejtësinë e të folurit.

Grua në laptop me ikona për rregullat e sjelljes në takimet online.
Dy njerëz në vende të ndryshme në takim online.

11

Të keni ndihmë shtesë për t'u siguruar që të gjithë janë të angazhuar.

​

Në një takim on-line, nëse folësi ndan ekranin e tij, ai nuk do të jetë në gjendje t'i shohë të gjithë pjesëmarrësit. Nëse ka shumë njerëz takim, do të jetë e vështirë të kontrollosh të gjithë.

​

Vendosni një person përgjegjës për t'u siguruar që të gjithë po marrin pjesë - ata duhet të kontrollojnë për reagimet ose kërkesat e pjesmarrësve (si kërkesa për të folur më ngadalë) duart e ngritura lart për të marr fjalën, dhe mund t'u përgjigjen pyetjeve ose të ndihmojnë njerëzit që dërgojnë mesazhe në chat.

​​

Burime të dobishme

Dokument

Shembull i një axhende të gjuhës së thjeshtë

Dokument

Shembull i një dokumenti para-takimit

Burrë me kostum tregon një llambë në një tabelë të bardhë

Shembull i shënimeve informuese të folësit

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page