Lidershipi
Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në lidershim përmirëson një organizatë.
Organizata mund të përdorin aftësitë dhe idetë e vet-advokuesve dhe ata mund të bëhen një model gjithëpërfshirje për të tjerët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Nëse personave me aftësi të kufizuara intelektuale nuk u jepet mbështetja e duhur për të mësuar, për të rritur aftësitë, për të marrë vendime dhe për të ndarë opinionet e tyre brenda një organizate, pozicioni i tyre në lidership është simbolik.

Vet-advokuesit na thanë:
-
Personave me aftësi të kufizuara intelektuale u mohohet zgjedhja dhe e drejta për të marrë vendime. Kjo do të thotë se zërat e tyre shpesh nuk dëgjohen.
-
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale zakonisht nuk marrin pozita drejtuese, si të jenë anëtarë bordi ose këshilltarë
-
Nëse jeni mësuar t’ju përjashtojnë dhe të mos ju dëgjojnë, të bëhesh lider dhe të marrësh vendimeve kërkon kohë dhe praktikë.
-
Vetë-advokimi fuqizon personat me aftësi të kufizuara intelektuale që të kalojnë nga vendimmarrja personale në përfaqësimin e të tjerëve.

Shembuj pozitivw
“People First New Zealand” është një organizatë kombëtare e personave me aftësi të kufizuara në Zelandën e Re.
People First New Zealand ndihmon personat me aftësi të kufizuara intelektuale të kuptojnë të drejtat e tyre dhe të bëhen te vet-advokues aktivë. Gjithashtu, ata advokojnë dhe punojnë me politikëbërësit, për të siguruar që të drejtat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale respektohen në Zelandën e Re.
People First New Zealand drejtohet nga një Komitet Kombëtar, i cili përbëhet nga te vet-advokues. Komiteti merr vendime për punën e People First New Zealand. Ata ndihmohen nga këshilltarë që sigurojnë që informacioni i nevojshëm për marrjen e vendimeve të jetë i qartë dhe i kuptueshëm.
Gjithashtu, People First New Zealand ndihmon anëtarët e saj të jenë liderë dhe të marrin vendime në organizata të tjera që punojnë për gjithepërfshirjen. Për shembull, anëtari i tyre i nderit, Sir Robert Martin, ka shërbyer në Këshillin Ndërkombëtar të Përfshirjes dhe është pjesë e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

.png)

.png)



