Mbështetja e vetë-advokuesve

1
Vete-advokuesit janë persona me aftësi të kufizuara intelektuale që flasin vetë për gjërat që janë të rëndësishme për ta.
Vetë-advokimi ka të bëjë me:
-
të kuptuarit e të drejtave tuaja dhe të të drejtave të personave të tjerë me aftësi të kufizuara intelektuale
-
të bashkuarit në grupe dhe duke i dhënë njëri-tjetrit mbështetje nga bashkëmoshatarët
-
shkëmbimin e përvojave dhe mësimin nga njëri-tjetri
-
ndërtimin e besimit dhe fuqisë
-
ndërmarjen e veprime duke i kërkuar llogari organizatave dhe qeverisë
Një person duhet të mbështetet për të kuptuar përgjegjësinë i të qenit vetë-advokues dhe përfaqësimin e të tjerëve.
Jo të gjithë personat me aftësi të kufizuara intelektuale janë (ose duan të jenë) vetë-advokues.
2
Një organizatë gjithëpërfshirëse mbështet vetë-advokacinë
Kjo mund të ndodh, duke u ofruar njerëzve kohë dhe hapësirë, për të zhvilluar aftësitë e tyre të vetë-advokimit, ose duke punësuar organizata të vetë-advokuesve për të mbështetur punën e tyre.

3
Organizatat duhet t'u japin vetë-avokuesve mundësi për të folur. Kjo tregon se një organizatë vlerëson opinionet e vetë-advokuesve
Për shembull:
-
në aktivitetet tuaja, si projektet
-
në vendimmarrjet në organizatën tuaj
-
në fushata apo advokim
-
në komunikim, si shkëmbimi i përvojave përmes postimeve në mediat sociale

4
Lidhja me grupet vet-advokuese mund të jetë e vështirë në varësi të vendit ku ndodheni.
Organizatat e prindërve ose ofruese të shërbimeve shpesh mbështesin grupet e vet-advokuese dhe mund t'ju ndihmojnë të lidheni me ta.
Kini parasysh se ndonjëherë organizatat flasin për "punën e tyre të vet-advokimit", por kjo punë shpesh ka të bëjë më shumë me aktivitetet sociale dhe të kohës së lirë, jo me të drejtat. Për shembull, disa organizata i quajnë grupet e tyre të aktiviteteve sportive ose të teatrit "vet-advokim ".
Grupet vet-advokuese, shpesh zhvillohen jashtë grupeve sociale. Por personat me aftësi të kufizuara intelektuale që marrin pjesë në këto grupe mund të mos kenë patur mundësi të mësojnë për të drejtat e tyre ose të kuptojnë se si mund të përfaqësojnë të tjerët.


5
Vet-advokimi nuk ka të bëjë me atë që mendojnë organizatat
Organizatat që punojnë ngushtë me grupet vet-advokuese, që ofrojnë fonde ose mundësi, duhet të kuptojnë se vet-përfaqësimi ka të bëjë me atë që mendojnë personat me aftësi të kufizuara intelektuale, jo atë që mendon organizata.
6
Mos harroni se nëse po përfshini vet-advokues në punën tuaj, duhet t'i mbështesni dhe të siguroheni që ata të mund të marrin pjesë plotësisht.
Për të kuptuar se si ta bëni mirë këtë , rishikoni seksionet e udhëzimeve për fusha të ndryshme të punës suaj, dhe shikoni se për çfarë kanë nevojë vet-advokuesit nga ju.

.png)

.png)


