Konsultimet
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale janë një nga grupet më të përjashtuara dhe më të vështira për t'u arritur.
Konsultimet me personat me aftësi të kufizuara intelektuale janë një mënyrë e mirë për të mbledhur informacion dhe për ta bërë punën tuaj më gjithëpërfshirëse.

Vet-advokuesit na thanë:
-
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale shpesh përjashtohen nga mundësia për të ndarë idetë dhe opinionet e tyre.
-
Anketat zakonisht nuk janë të aksesueshme dhe shpesh shpërndahen përmes emailit ose faqeve të internetit që personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk i përdorin.
-
Fokus grupet, kur kanë një drejtues të mirë, funksionojnë për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Ato mund t'u japin mundësi individëve të flasin për një temë në detaje.

Shembuj pozitivw
Shembuj të mirë Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dëshironte të shkruante udhëzime për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe psikosociale në zgjedhje dhe procese politike. Ata dëshironin të dëgjonin drejtpërdrejte nga personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe psikosociale për mënyrën se si mund të përmirësohen zgjedhjet. Ata u bashkuan me Inclusion International, një organizatë e personave me aftësi të kufizuara që përfaqëson personat me aftësi të kufizuara intelektuale, për të organizuar konsultime gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme në mbarë botën. Së bashku, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Inclusion International përzgjodhën 15 organizata të personave me aftësi të kufizuara nga rajone të ndryshme dhe i mbështetën ato për të organizuar focus grupe në vendet e tyre. Forma miratimi dhe pyetjet e diskutimit në gjuhë të thjeshtë u përdorën në çdo vend. Të gjithë lehtësuesit morën një fjalor në gjuhë të thjeshtë me termat kyç, prezantime të aksesueshme, një udhëzues për favilitayor se si të drejtojnë takime gjithëpërfshirëse dhe u trajnuan për organizimin e grupeve të fokusit. Po ashtu, personat me aftësi të kufizuara intelektuale u përfshin si facilitator. Si organizatat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara psikosociale, përdorën të njëjtat mjete në gjuhë të thjeshtë, trajnime, pyetje dhe formularë raportimi të aksesueshëm. Klikoni këtu për versionin në format të thjeshtë të raportit.

.png)

.png)


