Anketat
Një pyetësor i aksesueshëm, do të funksionojë për të gjithë.
Ai do t'i japë organizatës informacion dhe të dhëna më të mira dhe më gjithëpërfshirëse.
1
Planifikoni vetëm një version të pyetësorit.
Të kesh një pyetësor në gjuhë teknike (të komplikuar) dhe një version tjetër të aksesueshëm nuk është gjithëpërfshirës.
Do gjithashtu të thotë që rezultatet nga personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me rezultatet e gjithë të tjerëve.
Krijimi i një pyetësori që është i aksesueshëm dhe më i lehtë për t'u kuptuar për të gjithë është alternativa më e mirë.
Pyetësorët e qart dhe të leht për t'u kuptuar ofrojnë gjithashtu përgjigjet më kuptimplota.





2
Mendoni për platformën e pyetësorit.
Nëse jeni duke shkruar një pyetësor të lehtë për t'u kuptuar, por është në një faqe interneti që përdor fjalë të ndërlikuara për menunë e saj të navigimit, do të jetë gjithsesi e vështirë për njerëzit që ta kuptojnë.
Sigurohuni që rruga për të arritur tek pyetësori të jetë gjithashtu e lehtë për t'u përdorur dhe kuptuar.

3
Përfshini njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale kur planifikoni pyetësorin tuaj.
Mund të kërkoni mendime për:
-
gjuhën e përdorur
-
formatin e pyetësorit
-
vendet më të mira për ta shpërndarë pyetësorin, në mënyrë që të arrijë më shumë njerëz
Planifikoni kohë dhe buxhet shtesë, në mënyrë që njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale të kenë mundësi të rishikojnë dhe të japin mendime për pyetësorin tuaj.


4
Shpjegoni historikun e pyetësorit në faqen e parë.
Të gjithë ata që marrin pjesë në pyetësor duhet të kuptojnë qëllimin e tij dhe se si do të përdoren përgjigjet e tyre.
Takimet, webinarët, videot dhe informacioni i arritshem janë mënyra të mira për të ndarë këtë informacion.
Sigurohuni që ta shpërndani këtë informacion në një mënyrë të qartë dhe të lehtë për t'u kuptuar. Kjo do të ndihmojë më shumë njerëz të kenë qasje në pyetësorin tuaj.


5
Pyetësori të jetë sa më i shkurtër të jetë e mundur.
Mendoni për përgjigjet që me të vërtetë ju nevojiten nga pyetësori. Mos bëni pyetje për të cilat nuk keni një plan se si do t'i përdorni.
Ndani një pyetësor të gjatë në kapituj të shkurter.
Nëse ka shumë kapituj, sigurohuni që të jetë e mundur të bëhet një pushim, të ruhet progresi dhe të rikthehet për të vazhduar pyetësorin. Shumë njerëz e kanë të vështirë të përfundojnë një pyetësor të gjatë në një seance të vetme.


6
Jepni mjaftueshëm kohë për t'iu përgjigjur pyetësorit.
Sigurohuni që pyetësori juaj të jetë i hapur për të paktën një muaj dhe ofroni më shumë kohë për pyetësor të gjata ose të vështira.
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund të kenë nevojë të presin për ndihmë për të pasur akses në teknologji ose për të marrë mbështetje për t'iu përgjigjur pyetësorit.


7
Sigurohuni që gjuha të jetë e kuptueshme.
Pyetjet duhet të jenë të shkurtra dhe të lehta për t'u kuptuar.
Përdorni gjuhë të thjeshte.
Shmangni fjalët e ndërlikuara, zhargonin ose akronimet pa shpjeguar se çfarë ato nënkuptojnë.


8
Planifikoni llojet e pyetjeve që do të përfshini në pyetësorin tuaj.
Pyetjet me shumë zgjedhje janë më të lehta për t'u përgjigjur, por nëse ka shumë opsione, kjo mund të jetë mbingarkuese.
Përgjigjet e hapura, mund t'u japin njerëzve mundësinë për të ndarë idetë e tyre. Përgjigjet ku kërkohet të japim një shëmbull janë të dobishme për të kuptuar se çfarë lloj informacioni kërkon anketa.
Gjithmonë duhet të ketë një mundësi për të shtuar informacion shtesë.
Gjithmonë shpjegoni se si të përgjigjeni. Për shembull, duhet të rrethojm më shumë se një përgjigje, shpjegoni qartë sa opsione mund të zgjedhë personi.


9
Planifikoni të përdorni opsionet e aksesueshmërisë në faqen e internetit të pyetësorit dhe ndani informacionin mbi mënyrën e përdorimit të tyre.
Për shembull:
-
Butona për lexim me zë.
-
Opsione për të rritur madhësinë e tekstit.
-
Mënyra për të ndryshuar kontrastin.
-
Butona shpjegues për informacion shtesë.


10
Mendoni për mënyra të tjera për të ndarë informacionin dhe për ta bërë pyetësorin më interesant.
Përfshirja e videove me titra në pyetësor mund të jetë një mënyrë e dobishme për të shpjeguar pyetjet që dëshironi që njerëzit t'i përgjigjen.
Videot që prezantojnë seksione të ndryshme të pyetësorit mund të ndihmojnë njerëzit të ndjekin më mirë.
Një video hyrëse në fillim të pyetësorit mund të shpjegojë opsionet e aksesueshmërisë.


11
Përdorimi i imazheve mund të ndihmojë njerëzit të kuptojnë pyetjet dhe opsionet me shumë zgjedhje .
Por imazhet duhet të kenë kuptim dhe të lidhen me pyetjen specifike të pyetesorit.
Imazhet e njerëzve (qoftë ilustrime ose foto) janë më të lehta për t'u kuptuar sesa simbolet.
Mënyra më e mirë për të zgjedhur imazhet e duhura për një pyetësor është të pyesni personat me aftësi të kufizuara intelektuale.



12
Jepni njerëzve mundësi të ndryshme për të përgjigjur në një pyetësor online.
Për shembull, duke dërguar klipe audio ose video, në vend të përgjigjeve vetëm me shkrim.
Sigurohuni që të ndani informacion të lehtë për t'u kuptuar mbi mënyrën e ngarkimit të këtyre klipëve në fillim të pyetësorit.

13
Mendoni për mënyra të tjera për të mbledhur përgjigjet e pyetësorit.
Pyetësorët online mund të jenë të vështira për t'u aksesuar.
Disa persona me aftësi të kufizuara intelektuale mund të preferojnë të japin përgjigjet e tyre përmes një takimi.
Mund të krijoni versione PDF të pyetësorit që mund të printohen dhe ndahen.
Sigurohuni që të jetë e qartë ku duhet të kthehen pyetësorët e printuara dhe deri në cilën datë.
Planifikoni kohën shtesë që mund të kërkojë ngarkimi i përgjigjeve nga takimet ose pyetësorët e printuar.



14
Siguroni hapësirë për pyetje dhe komente.
Përfshini informacione se kujt mund ti drejtohen nëse ka pyetje rreth anketës.
Kërkoni personave të japin komente në faqen ku kanë plotësuar pyetësorin. Kërkoni komente rreth aksesueshmërisë.


15
Rishikoni përkthimin.
Nëse pyetësori po përkthehet në një gjuhë tjetër, kontrolloni versionin përfundimtar me një person me aftësi të kufizuara intelektuale që flet gjuhën që është përkthyer.
Gjuha e thjeshtë mund të humbasë gjatë përkthimit.


16
Ndani rezultatet e pyetësorit në një mënyrë të aksesueshme.
Nëse mbledhni informacionet e kontaktit të personave që kanë plotësuar pyetësorin, gjithmonë ndani rezultatet e pyetësorit me ta.
Grafikët, përqindjet dhe listat e gjata nuk janë të aksesueshme, prandaj mendoni për mënyrën se si t'i tregoni të dhënat tuaja në një mënyrë të lehtë për t'u kuptuar. Informacioni I paraqitur me pika është më i aksesueshëm se paragrafët e gjatë.
Tregoni njerëzve për çfarë do të përdoren informacionet dhe rezultatet dhe si mund t'i përdorin ata ato në punën e tyre.


.png)

.png)

