Fokus grupe
Është mirë të ndiqni udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekto për takimet kur po planifikoni një focus grup.
Fokus grupet, janë takime ku mblidhet një grup njerëzish për të ndarë ide dhe përvoja ose për të dhënë komente.
Disa gjëra shtesë për të menduar kur planifikoni një focus grup.
1
Planifikoni kush do të marrë pjesë.
Qëllimi duhet të jetë gjithmonë, të kemi konsultime dhe fokus grupe gjithëpërfshirëse, që mblidhin së bashku njerëz me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale.
Megjithatë, personat me aftësi të kufizuara intelektuale na thanë se në disa situata, takimet e ndara mund të funksionojnë më mirë.
Kjo ndodh për shkak të barrierave si diskriminimi dhe pasiguria që personat me aftësi të kufizuara intelektuale përballen.
Një focus grup i ndarë, gjithashtu mund të sigurojë më shumë kohë dhe hapësirë për personat me aftësi të kufizuara intelektuale që të flasin sinqerisht, pa frikën e përjashtimit.
Mënyra më e mirë për të ditur nëse një takim i ndarë është i nevojshëm është të përfshini personat me aftësi të kufizuara intelektuale në planifikimin e focus grupeve.


2
Mendoni për njohuritë ose përvojën që po kërkoni nga njerëzit që do të marrin pjesë në fokus grup.
Për shembull, nëse po pyesni për arsim gjithëpërfshirës cilësor, një grup njerëzish që kanë shkuar në shkolla speciale mund të mos jenë në gjendje të japin përgjigje të dobishme.
Mbledhja e një grupi personash me aftësi të kufizuara intelektuale që mund të mos kenë përvojën që po kërkoni është një vendim që i vendos të gjithë në kushte të veshtira.

3
Paguani kostot siç janë kostot e lidhjes së internetit për takimet online ose transportin për takimet qe realizohen fizikisht.
Gjithashtu mund të paguani njerëzit për kohën e tyre dhe për njohuritë që ata po sjellin në konsultim.

4
Sigurohuni që njerëzit të kuptojnë kontekstin.
Takimet paraprake, webinare ose video të shkurtra mund të ndihmojnë për të shpjeguar punën dhe pse është e rëndësishme.

5
Kontrolloni ftesën për takim.
Sigurohuni që të përfshijë:
-
koha dhe data
-
qëllimin e takimit dhe arsyen pse po ndodh
-
informacion i aksesueshëm për sfondin e takimit
-
informacionin për vendin dhe transportin
-
linkun dhe kodin e takimit,nese takimi do te jete online
-
cilat kosto do të paguhen (p.sh., transporti, dreka, të dhënat, etj.)

6
Komunikoni qartë.
Sigurohuni që çdo komunikim në lidhje me aktivitetin të jetë i qartë, i shkurtër dhe i aksesueshëm.

7
Përfshini personat mbështetës – kontrolloni nëse personat me aftësi të kufizuara intelektuale kanë nevojë ose dëshirojnë një person mbështetës.
Njerëzit duhet gjithmonë të kenë mundësinë të zgjedhin mbështetësin e tyre.
Mbështetësit, duhet të marrin të gjithë materialet dhe informacionet shtesë që marrin edhe pjesëmarrësit. Mbështetësit, gjithashtu duhet të kenë të paguara të gjitha shpenzimet e tyre.


8
Sigurohuni që të gjitha pyetjet dhe detyrat të jenë të shkurtra dhe të lehta për t'u kuptuar.
Disa gjëra që duhet të mendoni kur planifikoni pyetjet tuaja:
-
Puna në grupe të vogla mund të ndihmojë njerëzit të ndihen më rehat dhe të sigurt.
-
Studimet e rasteve ose historitë mund të ndihmojnë për të bërë temën më të kuptueshme dhe të lidhur me përvojat e njerëzve.
-
Inkurajoni bisedat duke përdorur pyetje të hapura. Për shembull: "Çfarë mendoni për këtë ilustrim?" në vend të pyetjeve të mbyllura si "A të pëlqen ky ilustrim?"
-
Pyetjet e shumta, të bëra njëkohësisht mund të jenë të vështira për t'u përgjigjur. Beni fillimisht vetem nje pyetje, më pas kaloni tek tjetra





9
Dërgoni një axhendë të paktën dy javë para takimit.
Sigurohuni që të gjitha pyetjet dhe detyrat për focus grupin të ndahen paraprakisht, në mënyrë që njerëzit të mund të vijnë të përgatitur me shembuj dhe të organizojnë mendimet e tyre me mbështetësin e tyre para takimit.
Sigurohuni që axhenda të përfshijë:
-
Kohë të mjaftueshme për diskutime
-
Kohë të mjaftueshme që mbështetësit të ofrojnë ndihmën e nevojshme
-
Pushime të ndërmjetme në periudha kohore të barabarta
-
Aktivitetet dhe punët në grupe të vogla që i japin mundësi njerëzve të bëjnë pyetje dhe të ndajnë idetë e tyre në mënyra të ndryshme. Aktivitetet që përfshijnë histori, art ose lojra me role mund të jenë të dobishme.
-
Kohën e nevojshme për të biseduar me pjesëmarrësit e tjerë.



10
Sigurohuni që lehtësuesi juaj të ketë përvojë në mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara intelektuale.
Një lehtësues i mirë do të:
-
kuptojë personalitetin e pjesëmarrësve, për shembull, qëndrimet ose besimet e tyre
-
jetë interesant dhe gjitheperfshires.
-
dëgjues i mirë. Për shembull, ai/ajo do të bëjë pyetje për ty siguruar që e ka kuptuar përgjigjen e personit. Nuk do të supozojë se e kupton idenë ose përvojën e dikujt.
-
jetë i durueshëm
-
komunikojë në një mënyrë të kuptueshme/ arritshme.
-
ndihmojë njerëzit të ndihen te sigurt dhe rehat
-
sigurojë që të gjithë të kenë mundësinë të ndajnë idetë e tyre
-
jetë në gjendje të ndryshojë pyetjet ose detyrat shpejt nëse ato janë të vështira për t'u kuptuar ose nuk po funksionojnë mirë.



11
Nëse është e mundur, përfshini një lehtësues me aftësi të kufizuara intelektuale.
Kjo siguron që takimi të jetë gjithëpërfshirës dhe të udhëhiqet nga një ekspert.
Kjo mund të ndihmojë gjithashtu pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara intelektuale të ndihen rehat.

12
Vendosni rregullat duke e bërë të qartë se çdo person që merr pjesë do të vlerësohet dhe do të dëgjohet.
Jini miqësor dhe mikpritës, dhe jo shumë formal.
Koha për një aktivitet "akullthyes" në fillim të një takimi mund të ndihmojë për të siguruar që të gjithë të ndihen rehat.
Rregullat e vendosura mund të ndihmojnë për tu siguruar që të gjithë të kuptojnë si të respektojnë njëri-tjetrin.
Kontrolloni para se të filloni që:
-
askush nuk po merr pjesë nëse nuk dëshiron
-
të gjithë e dinë se çfarë do të ndodhë me informacionin që ata ndajnë
Inkurajoni të gjithë të marrin pjesë. Dëgjimi i të tjerëve në një takim mund të ndihmojë ata që janë të shqetësuar të ndihen më rehat për të ndarë idetë e tyre.



13
Jini të vetëdijshëm për problematika të zakonshme.
Përgatituni për t'u marrë me këto ceshtje:
-
Shpesh ka një ose dy persona që flasin shumë, kjo mund të bëjë që njerëzit e tjerë të ndihen të përjashtuar ose të papërfillur.
-
Nëse njerëzit ndihen sikur ka një "përgjigje të saktë", ata mund të bien dakord me diçka që nuk e besojnë ose nuk e kuptojnë.
-
Në varësi të temës, njerëzit mund të ndajnë informacion personal ose konfidencial, sigurohuni që të ketë mbështetje nëse kjo mund të ndodhë.


14
Në fund të focus grupi, sigurohuni që të ketë një mundësi për të dhënë komente.
Për shembull, nëpërmjet një ankete të aksesueshme ose një sesioni komentesh.

.png)

.png)




