top of page

Lidership Gjithëpërfshirës në Organizata

1

Përfaqësimi është i rëndësishëm

 

Grupet e lidershipit të organizata si bordet, komitetet ose këshillat duhet të përfaqësojnë personat për të cilët punojnë.

 

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për organizatat që punojnë për të drejtat e personave që janë më shpesh të përjashtuar.

​

Përfshirja duhet të drejtohet nga maja e organizatave.

​

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale kanë përvojë dhe njohuri që personat e tjerë, edhe nëse janë ‘ekspertë’, nuk i kanë.

​

Shmangni përfaqësimin simbolik duke u siguruar që personat me aftësi të kufizuara intelektuale të kenë kohën, mbështetjen dhe përshtatjet e nevojshme për të qenë vërtet pjesë e bisedave dhe vendimeve.

Burrë i buzëqeshur me një llambë idesh dhe një shenjë të gjelbër

2

Rekrutoni vete-advokuesit për të qenë pjesë e organit tuaj qeverisës

​

Vet-advokimi i ndihmon njerëzit të:

  • zhvillojnë aftësitë drejtuese

  • rrisin besim për të marr pjesë

  • kuptojnë se si të përfaqësojnë personat e tjerë me aftësi të kufizuara

​

Mund të lexoni më shumë rreth vet-advokacisë këtu.

​

Megjithatë, organizatat duhet të kuptojnë se vet-advokimi ka të bëjë me atë që mendojnë njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale, jo atë që mendon organizata. Bëhuni gati për t'u sfiduar!

Dy liderë ndajnë një ide me ekipin, që buzëqesh dhe ka gishtin e madh lart

3

Trajnimi dhe orientimi duhet të jenë të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës.

​

Kushdo që është pjesë e një këshilli, komiteti ose bordi ka nevojë për trajnim dhe orientim, për të kuptuar sfondin e organizatës, planin e punës dhe pritshmëritë për rolit e tyre.

 

Organizatat duhet të sigurohen që trajnimi dhe orientimet të jenë të aksesueshme dhe të lehta për t'u kuptuar.

 

Merrni parasysh kohën ose mbështetjen shtesë që një personi mund t'i duhet për të mësuar një roli të ri!

Një grua mban një prezantim, grupi dëgjon dhe buzëqesh.

4

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale duhet të jenë pjesë e të gjitha vendimeve të bordit, duke përfshirë vendimet e vështira ligjore ose si si do të harxhohen paratë.

​

Anëtarët e grupit, bordit ose këshillit, duhet të përfshihen plotësisht dhe të mbështeten në mbledhje. Ata duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë dhe të kontribuojnë plotësisht në të gjitha vendimet që merren nga grupi.

​

Organizatës suaj mund t'i duhet të shpenzojë më tepër kohë duke prezantuar dhe folur për informacione të ndërlikuara në një mënyrë të thjeshtë, duke u siguruar që të gjithë kuptojnë dhe mund të marrin pjesë në marrjen e vendimeve.

​

Shumë organizata të vet-advokuesve kanë përvojë të flasin për buxhetet dhe informacione ligjore në një mënyrë të aksesueshme. Kërkojuni atyre ndihmë nëse keni nevojë.

Një burrë mban një prezantim, ndërsa grupi dëgjon dhe mban disa dokumente

5

Siguroni akomodimin e nevojshëm në mënyrë që njerëzit të mund të marrin pjesë.

​

Pyesni se çfarë akomodimi mund të kenë nevojë njerëzit të marrin pjesët. Për shembull, kemi dëgjuar se për disa njerëz një person mbështetës është i dobishëm për të ndihmuar bër tu bër gati paraprakisht.

​

Ketu ju mund të lexoni më shumë rreth mbështetjes së mirë.

​

Njerëzit mund të kenë nevojë për informacione të takimeve të dërguara në formate të tjera, për shembull, regjistrime audio.

​

Buxhetet duhet të marrin parasysh akomodimet që njerëzit mund të kenë nevojë.

​

Nëse akomodimet që personat kërkojnë dhe kanë nevojë për të marrë pjesë nuk plotësohen, personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk duhet të kenë frikë të largohen nga bordi derisa ato të plotësohen.

Listë kontrolli për nevojat e aksesueshmërisë, me një shigjetë drejt një figure ku këto nevoja plotësohen.

6

6. Roli i anëtarëve të bordit është kyç për gjithpërfshirjen e vet-advokuesit.

 

Të gjithë antarët e bordit, duhet të kuptojnë parimet e gjithpërfshirjes. Të gjithë duhet të respektojnë akomodimet që nevojiten për personin për të marrë pjesë, veçanërisht kryetari. Trajnimi i ndërgjegjësimit për bordin mund të jetë i dobishëm.

 

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale duhet të ndihen sikur kontributet e tyre janë po aq të vlefshme sa të gjithë të tjerët.

 

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk duhet të kenë frikë të thonë se nuk kuptojnë ose të ndalojnë një takim për t'u siguruar që ata të kuptojnë dhe mund të thonë fjalën e tyre. Dhënia e kartave me ngjyrat e semaforit e të gjithëve në takim, për të ndërprerë takimin ose për të bërë një pyetje mund të ndihmojë.

Anëtarët e bordit dëgjojnë dy njerëz në takime të ndryshme. Ata dëgjojnë idetë e personit të parë, ndërsa personi i dytë, që është në karrige me rrota, nuk dëgjohet.

7

7. Për të organizuar një takim, i cili merr në konsiderat të gjitha akomodimet që personat kanë nevoj, duhet kohë dhe përpjekie.

​

Kjo përfshin, sigurimin që dokumentet dhe informacionet e tjera për takimin të jenë të aksesueshme për të gjithë dhe që takimet të zhvillohen në një mënyrë gjithëpërfshirëse.


Ketu mund të lexoni më shumë rreth takimeve gjithëpërfshirëse.

Person në laptop që mendon për ide, detyra dhe para

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page