Konferencat
Është mirë të ndiqni të njëjtat udhëzime Degjo Perfshi Respekto që ndiqen për organizimin e takimeve, edhe kur jeni duke planifikuar të organizoni një konferencë.
Megjithatë,kur organiozoni takime të mëdha, duhet të keni parasysh disa gjëra.

1
Ekipi organizator i konferencës të jet gjthpërfshirës.
Mënyra më e mirë për t'u siguruar që takimi ose konferenca juaj do të jetë e aksesueshme është të përfshini dikë me aftësi të kufizuara intelektuale në ekipin organizues.
Kur planifikojnë konferenca dhe takime të mëdha, organizatat duhet të pyesin personat me aftësi të kufizuara intelektuale për pengesat me të cilat përballen dhe të dëgjojnë rekomandimet e tyre.

2
Pjesëmarrja në konferenca mund të jetë e kushtueshme. Kjo është një pengesë për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Planifikoni të paguani për kosto të tilla si tarifat e regjistrimit, page interneti për takimet online ose kostot e udhëtimit dhe hotelit për takimet ball për ball.
Mbështetësit duhet gjithashtu të marrin pjesë në konferenca falas.




3
Kontrolloni nëse ftesa e konferencës është e aksesueshme.
Sigurohuni që të jetë e shkurtër dhe e lehtë për t'u kuptuar. Ajo duhet të përfshijë:
-
Qëllimin e aktivitetit dhe temat kryesore që do të diskutohen
-
informacionin e regjistrimit
-
çdo kosto që pjesëmarrësit do të duhet të paguajnë vet
-
nëse përfshihen pije freskuese ose vakte
-
vendndodhja
-
informacioni mbi aksesueshmërisë, për shembull, a ka ndërtesa rampë ose shenja të qarta për t'u ndjekur?
-
informacione për udhëtimin dhe akomodimin

4
Komunikoni mirë.
Sigurohuni që çdo komunikim në lidhje me aktivitetin të jetë i qartë, i shkurtër dhe i aksesueshëm.
Mendoni për mënyra të tjera për të ndarë ftesën e takimit, për shembull nëpërmjet organizatave të tjera.

5
Thjeshtëzoni proçesin e regjistrimit në konferencë
Jepni alternativa për tu regjistrimin, në rast se njerëzit nuk mund të përdorin teknologjinë.
Për shembull, regjistrimi mund të bëhet me anë të thirrjeve telefonike.
Jepni alternativa për pagesën , për shembull pagesa me para në dorë në mbërritje.

6
Planifikoni një axhendë gjithëpërfshirëse.
Caktoni kohë për çdo pikë apo seancë të rendit të ditës. Planifikoni pushime dhe kohë të mjaftueshme që pjesëmarrësit të flasin me njëri-tjetrin.
Sigurohuni që të ketë:
-
seanca të shkurtra, jo më shumë se 2 orë
-
Pushime të ndërmjetme në periudha kohore të barabarta
-
nëse seancat janë në dhoma të ndryshme, kohë të mjaftueshme për të lëvizur ndërmjet seancave
-
diskutime në grupe të vogla dhe aktivitete të tjera interesante
-
mundësi që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin



7
Në konferenca të mëdha, personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund të përjetojnë diskriminim nga pjesëmarrësit e tjerë ose nga stafi.
Sigurohuni që të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të kuptojnë se konferenca juaj përfshin personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Ju mund të planifikoni një aktivitet të aksesueshem, por nëse pjesëmarrësit e tjerë përjashtojnë personat me aftësi të kufizuara intelektuale gjatë konferencës, ajo nuk është me gjithëpërfshirëse.
Duke dhënë vetë të parët modelin e gjithëpërfshirjes dhe aksesueshmërisë, do t'i ndihmoni njerëzit e tjerë që marrin pjesë në konferencë të kuptojnë se duhet të respektojnë pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara intelektuale.


8
Ndani informacionin paraprakisht për t'i ndihmuar njerëzit të planifikojnë kohën e tyre dhe të kuptojnë se çfarë do të ndodhë.
Provide information in an accessible format, at least two weeks in advance. This should include:
-
një axhendë
-
informacion në lidhje me transportin publik në vendin e konferencës
-
informacion mbi folësit,
-
një hartë e lehtë për t'u kuptuar e vendit të takimit
-
disa pyetje udhëzuese për të cilat njerëzit duhet të mendojnë përpara seancave të ndryshme.
9
Përfshini njerëz mbështetës ose asistentët personalë.
Kontrolloni gjatë procesit të regjistrimit nëse dikush që merr pjesë ka nevojë për një person mbështetës.
Njerëzit mbështetës duhet të marrin të njëjtin informacion si pjesëmarrësit.
Njerëzit mbështetës nuk duhet të paguajnë për të marrë pjesë në një konferencë.


10
Mendoni për aksesueshmërinë dhe nevojat për teknologji nëse konferenca juaj po zhvillohet online.
Hidhini një sy seksionit të takimeve online për më shumë udhëzime.

11
Ofroni një takim përpara konferencës për t'i ndihmuar njerëzit të shohin axhendën dhe të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë.
Vendosni një person kontakti, nëse njerëzit kanë pyetje përpara takimit.

12
Merrni në konsiderat transportin për në vendin e konferencës, përfshirë transportin publik.
Ndani harta të thjeshta për t'u ndjekur, vendosni tabela të përkohshme që tregojnë vendin e eventit ose shpërndani video që tregojnë itineraret.


13
Kontrolloni aksesin fizik të vendit ku do të zhvillohet konferenca.
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund të kenë gjithashtu edhe kërkesa të aksesueshmërisë fizike.

14
Train the conference venue staff to make sure they are respectful of people with intellectual disabilities.
Awareness training led by people with intellectual disabilities works best, and training should always be based on the Convention on the Rights of Persons with Disabilities (CRPD).
Organizations of persons with disabilities (OPDs) representing people with intellectual disabilities and their families can help with training.

15
Përfshini folës ose lehtësues me aftësi të kufizuara intelektuale për të modeluar gjithëpërfshirjen në aktivitet.
Sigurohuni që ata të kenë mbështetje të mirë dhe kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur – flisni me folësit të paktën një muaj përpara takimit



16
Udhëzoni folësit dhe lehtësuesit për të qenë gjithëpërfshirës.
Shpesh gjatë konferencave, folësit nuk përdorin gjuhë të thjeshtë dhe informacioni mund të paraqitet në mënyra të ndërlikuara
Ju mund të ofroni një trajnim për folësit për të ndarë një përmbledhje të fjalës që do të referohet. Kjo duhet bërë shumë përpara - nëse prisni deri ditën e fundit të konferencës për të informuar folësit, ata mund t'i kenë bërë tashmë prezantimet e tyre në një mënyrë jo gjithëpërfshirëse.
Prezantuesit duhet të sigurohen që përmbledhja e fjalës ose trajnimi duhet të:
-
përdorur një gjuhë të qartë, të thjeshtë dhe duke shmangur zhargonin dhe akronimet
-
të flasim ngadalë dhe t'i përmbahemi kohës, por të mos nxitohemi për te shkuar në kohën e pushimit
-
informacionet e prezantuara në PowerPoint të jenë të qarta dhe të lehta për t'u kuptuar
-
shpjegojnë informacionin e vështirë me tregime dhe shembuj
-
përfshir diskutime ose aktivitete në grupe të vogla për t'u dhënë njerëzve hapësirë për të bërë pyetje dhe për të ndarë idetë e tyre. Aktivitetet që përfshijnë tregim historie, art ose lojëra me role mund të jenë të dobishme.
-
Pyesin audiencën për t'u siguruar që ata e kuptojnë
-
lënë kohë për pyetje dhe për të mbështetur personat pjesmarrës për të shpjeguar ide ose për të diskutuar informacione të vështira.


17
Sigurohuni që ka gjithmonë një vend për të kërkuar ndihmë ose një person specifik për të kërkuar ndihmë gjatë konferencës tuaj.
18
Në fund të konferencës sigurohuni që pjsmarrësit të ken një mënyrë për të dhënë komente.
Për shembull, nëpërmjet një ankete të aksesueshme ose një sesioni komentesh.

.png)

.png)


