Informacion me shkrim
1
Kur shkruani informacionin, planifikoni të jetë i aksesueshëm që në fillim.
Është shumë më e thjeshtë të krijosh një version të aksesueshëm të informacionit që në fillim.
Krijimi që në fillim i një versioni të aksesueshëm të një dokumenti, është praktikë e mirë dhe më gjithëpërfshirëse.
Mos harroni se shumica e njerëzve preferojnë të lexojnë një dokument të shkurtër dhe të lehtë për t'u kuptuar sesa një dokument të ndërlikuar.
Shumë organizata vetë-advokuese kanë prodhuar udhëzime ose kanë ofruar trajnime se si të krijohet informacion i aksesueshëm, për shembull informacion në gjuhe të thjeshtëzuar. Disa nga këto udhëzime mund ti gjeni në fund të kësaj faqe.

2
Përfshini personat me aftësi të kufizuara intelektuale në çdo fazë.
Kjo përfshin planifikimin e informacionit dhe kontrollimin e versionit përfundimtar.
Disa organizata të vetë-advokuesve ofrojnë shërbim për të krijuar informacion të aksesueshëm. Organizata të tjera punojnë me grupe vet-advokuese për të prodhuar infomacion në gjuhë të thjeshtëzuar. Kur kërkoni për një shërbim të tillë, sigurohuni që organizata që përzgjidhni ti paguaj vet-advokuesit për punën që bëjn.

3
Planifikoni kohë të mjaftueshme për të krijuar një dokument.
Është e rëndësishme që të ketë kohë të mjaftueshme që personat me aftësi të kufizuara intelektuale të marrin pjesë në proces.
Mund t'ju duhet të parashikoni të keni 3 ose më shumë takime. Për shembull:
-
Takimi 1: Të flasim për sfondin e informacionit dhe të flasim për formatin
-
Takimi 2. Të planifikojmë përmbajtjen
-
Takimi 3. Të kontrollojmë informacionin përfundimtar
Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ekziston një version i komplikuar i një dokumenti që duhet 'përkthyer' në gjuhë të thjeshtëzuar.

4
Krijimi i informacionit të aksesueshëm do të thotë të punosh së bashku me personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Flisni së bashku për:
-
përmbajtjen
-
pse po krijoni informacionin
-
çfarë është me të vërtetë e rëndësishme dhe çfarë mund të lihet jashtë
-
cilat janë pikat kyçe
-
si të zbërthehet informacioni në pjesë më të shkurtra.

5
Zgjidhni një format që është i aksesueshëm dhe i përshtatshëm për informacionin që po përpiqeni të ndani.
Formati ndryshon në varësi të informacionit që duam të japim.
Për shembull:
-
Gjuha e thjeshtë mund të jetë e përshtatshme për një postim në një blog.
-
Gjuha e lehtë për tu lexuar, e shoqëruar edhe me imazhe, mund të jetë më e përshtatshme për një fletë informacioni
-
Video mund të jetë më e përshtatshme për të raportuar mbi një projekt.
You should choose the format for information that people with intellectual disabilities in the country you are working in are familiar with.
Për shembull:
-
në Mbretërinë e Bashkuar shumë grupe përdorin materiale të lehta për t'u lexuar me Photosymbols (fotografi dhe simbole).
-
Disa vende të tjera përdorin gjuhë të thjeshtë pa figura.

6
Kontrolloni nëse gjuha është e aksesueshme. Përdorni gjuhë të qartë, të thjeshtë dhe fjali të shkurtra.
Shmangni zhargonin, fjalët e gjata ose akronimet.
Përdorni shembuj ose tregime për të ndihmuar në shpjegimin e informacionit.

7
Përfshirja e imazheve, figurave ose simboleve mund ta bëjë informacionin më të lehtë për t'u kuptuar.
Por imazhi duhet të ketë kuptim dhe të lidhet me informacionin që japim.
Imazhet e njerëzve (qoftë ilustrime ose foto) janë më të lehta për t'u kuptuar sesa simbolet.
Ilustrimet shpesh mund të jenë më specifike se fotot.
Imazhet duhet të përfaqësojnë audiencën tuaj. Për shembull, nëse po bëni një dokument që do të lexohet nga njerëzit në Indi, mos përdorni imazhe të njerëzve në Gjermani.
Mos përdorni filma vizatimorë ose ilustrime fëminore si ClipArt.
Mënyra më e mirë për të zgjedhur imazhet e duhura për një dokument është të pyesni njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale.


8
Mendoni formatin për informacionin e shkruar.
Fonts should be large and easy to read. For example; Arial size 16.
Duhet të ketë shumë hapësirë nga fjala në fjalë. Për shembull, hapësira e dyfishtë.
Informacioni duhet të duket miqësor, por jo fëminor.
Përdorni titujt dhe pikat për të ndarë informacionin në seksione më të vogla.

9
Sigurohuni që informacioni i përkthyer të jetë i aksesueshëm.
Sigurohuni që përkthyesit të kuptojnë domethënien e gjuhës të shkurtër dhe të qartë.
Kërkojuni personave me aftësi të kufizuara intelektuale që e kuptojnë gjuhën të kontrollojnë informacionin e përkthyer.

10
Mendoni për mënyra të tjera për të mbështetur informacionin e shkruar.
Për shembull, përfshirja e një videoje ose një klipi audio të një personi që lexon informacionin mund të jetë i dobishëm.

11
Planifikoni si të ndani informacionin. Duhet të ndahet në vende ku personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund ta gjejnë.
Nëse përdorni vetëm email, faqe interneti dhe media sociale, shumë persona me aftësi të kufizuara intelektuale nuk do ta gjejnë kurrë informacionin.
Pyetni personat me aftësi të kufizuara intelektuale për më shumë ide se si të shpërndani informacionin.
Mendoni për organizatat të cilat mund t'ju ndihmojnë të arrini më shumë persona me aftësi të kufizuara intelektuale. Takimet që ato zhvillojnë mund të jenë një mënyrë e mirë për të ndarë informacionin.
Nëse informacioni juaj është shumë i rëndësishëm, planifikoni një takim të aksesueshëm ku mund ta ndani informacionin.


12
Pasi e keni ndarë informacionin, sigurohuni që të jetë i lehtë për tu gjetur ,në një kohë të dytë.
Për shembull, theksoni në faqen tuaj të internetit se ku ruhen raportet tuaja. Shmangni klimimet në menu të ndryshme nëpër faqe për ta gjetur informacionin.
Kontrolloni nëse informacioni juaj është i lehtë për t'u gjetur përmes motorëve të kërkimit si Google.
13
Njerëzit mund të kenë nevojë për mbështetje për të lexuar dokumentin tuaj.
Edhe nëse keni ndjekur të gjitha udhëzimet dhe keni punuar me vetë-advokues për të krijuar dokumentin tuaj, shumë njerëzve me aftësi të kufizuara intelektuale do t'ju duhet kohë për ta lexuar edhe me një person mbështetës.
Për shembull, personi mbështetës mund të lidh informacioin e dhënë, me përditshmërin e personit me aftesi të kufizuar intelektuale, duke e bër kështu më të kuptueshëm.
Nuk ka asnjë format që është plotësisht i aksesueshëm, për të gjithë.


14
Mundësoni një mënyrë për të bërë pyetje dhe për të dhënë komente mbi informacionin që keni shkruar.
Vendosni njè person kontakti nëse ka pyetje në lidhje me informacionin.
Kërkoni komente. Për shembull, duke përfshirë një formular të lën komente ose përmes një adrese emaili.
.png)

.png)

