top of page

Planifikimi i projekteve

1

Para se të fillojë projekti, mendoni për çfarë i ndalon personat me aftësi të kufizuara intelektuale të marrin pjesë në projektet tuaja.

 

Ka shumë pengesa që personat me aftësi të kufizuara intelektuale hasin për të marrë pjesë në punën e projekteve, si për shembull:

  • informacion jo i aksesueshëm për projektin

  • mungesa e parave për transport

  • qasja në teknologji

  • përjashtimi dhe diskriminimi në komunitet

​​

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund të jenë një grup më i vështirë për t’u arritur dhe për t’u angazhuar sesa grupet e tjera të njerëzve.

 

Pikërisht për këtë arsye, ju duhet të mendoni për këto sfida përpara se të filloni planifikimin.

Person në laptop që shikon pengesat në planifikimin e projekteve.
Grua që përdor laptopin për planifikimin e projekteve dhe buxhetin.

2

Kontrolloni mjetet tuaja të planifikimit.

​

Përpara se organizata juaj të fillojë të planifikojë projektin e ri, mendoni për mjetet që përdorni për projekte. Mjetet janë gjëra të tilla si buxhetet, planet e punës dhe teoritë e ndryshimit.

​

Nëse planet dhe informacionet rreth projektit përdorin gjuhë të ndërlikuar ose janë të vështira për t'u përdorur, njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale nga organizatat me të cilat po punoni nuk do të mund të marrin pjesë në vendimmarrjen dhe hartimin e projektit.

​

Shmangni mjetet e ndërlikuara aty ku është e mundur - për shembull, një tregim të shkurtër për të shpjeguar se çfarë aktivitetesh do të bëjë projekti dhe kur, është më e lehtë për të gjithë për t'u përdorur dhe kuptuar, sesa një tabelë e ndërlikuar e planit të zbatimit.

​

Kërkojuni personave me aftësi të kufizuara intelektuale ndihmë për të krijuar mjete të reja dhe më të aksesueshme. Këto do të jenë më të lehta për t'u përdorur për të gjithë në organizatën tuaj në të ardhmen.

3

Krijoni standarde për projektin tuaj.

 

Zbatimi i një projekti që është i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara intelektuale do të jetë një mënyrë e re pune për shumë njerëz.

 

Përpara se të planifikoni projektin, sigurohuni që të gjithë që punojnë në projekt të kenë të njëjtën ide se çfarë do të thotë që një projekt të jetë gjithëpërfshirës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për projektet që punojnë me shumë partnerë në vende të ndryshme.

​

Disa nga standardet që të gjithë duhet të bien dakord mund të përfshijnë:
 

  • Të vendoset së bashku mbi vlerat e projektit (mundohuni t’i përputhni me parimet kryesore të Dëgjo Përfshi Respekto)

  • Të njihen udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekto dhe si t’i përdorni ato

  • Përdorimi i të njëjtit përkufizim për “gjithpërfshirje” dhe “pjesëmarrje”

  • Të jeni të përkushtuar ndaj aksesueshmërisë . Kjo do të thotë që të gjithë partnerët bien dakord të përdorin gjuhë të thjeshtë gjatë planifikimit të projektit dhe të krijojnë burime të aksesueshme për projektin (si raportet dhe përmbajtja e trajnimeve)

  • Të biet dakord që afatet kohore të projektit të jenë të drejta për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Për shembull, kjo mund të nënkuptojë që faza e planifikimit të zgjasë më shumë për t’i përfshirë ata.

  • Të jeni gati për të përfshirë personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe familjet e tyre në të gjitha pjesët e projektit.

Grup që planifikon projekte me ikona për kohën dhe idetë

4

Përfshini personat me aftësi të kufizuara intelektuale në projektimin e projektit.

 

Është më e lehtë të krijoni projekte gjithëpërfshirëse që nga fillimi sesa të përpiqeni t’i bëni ato gjithëpërfshirëse më vonë.

 

Pa pjesëmarrjen e vetë personave me aftësi të kufizuara intelektuale, do të jetë e vështirë të hartoni një plan projekti që të jetë gjithëpërfshirës.

 

Është shumë më e lehtë të diskutoni për barrierat dhe t’i planifikoni ato që në fillim sesa të ktheheni më vonë për të bërë një projekt gjithëpërfshirës.

Një grup i larmishëm mbledh ide dhe planifikon projekte së bashku
Ikona ore dhe kalendari për planifikimin e projekteve

5

Planifikoni mirë kohën dhe buxhetet tuaja.

 

Mos harroni se personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund të kenë nevojë për mbështetje, kohë dhe burime të ndryshme.

 

Bashkëpunimi me personat me aftësi të kufizuara intelektuale gjatë planifikimit të projektit tuaj do t’ju ndihmojë ta keni ne vemendje këtë.

6

Train project partners. It is a good idea to work with self-advocates to do awareness training about inclusion of people with intellectual disabilities at the start of your project.

 

Ju mund të përdorni Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara për të ndihmuar në krijimin e trajnimit tuaj.

 

Për projekte me shumë partnerë, të gjitha organizatat në të gjitha nivelet e projektit duhet të kenë informacion për përfshirjen, pjesëmarrjen dhe aksesueshmërinë.

 

Kjo vlen gjithashtu për organizatat që bashkohen me projektin më vonë ose që mund të punojnë vetëm në një komunitet.

Grua që tregon shkronjat CRPD në një flipchart

7

Përfshini personat me aftësi të kufizuara intelektuale në menaxhimin e projektit.

​

Të kesh anëtarë të ekipit që kanë aftësi të kufizuara intelektuale do të ndihmojë në ruajtjen e aksesueshmërisë dhe përfshirjes së projektit gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij.

​

Kjo do të thotë se takimet e projektit duhet të drejtohen në përputhje me udhëzimet për takime gjithpërfshirëse.

Një grup i larmishëm në karrige me rrota shikon grafikë dhe planifikon projekte.

8

Përdorni gjuhë të kuptueshme në të gjithë planifikimin, takimet dhe informacionet mbi projektin tuaj.

​

Ekipet e menaxhimit të projektit duhet të përdorin gjuhë të thjeshtë kur flasin për projektin.

​

Të paktën, buletinet dhe komunikimet e tjera të brendshme dhe të jashtme mbi projektin duhet të jenë në gjuhë të thjeshtë.

 

Kjo do të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara intelektuale të gjejnë informacion rreth projektit tuaj.

 

Po ashtu, do të sigurojë që anëtarët tuaj të ekipit me aftësi të kufizuara intelektuale të mund të marrin pjesë në diskutime.

Proces që tregon si një tekst i vështirë thjeshtohet në pika

9

Kontrolloni mënyrat tuaja të punës.

 

Projektet mund të përdorin plane aktivitetesh ose trajnime që kanë funksionuar në projekte të kaluara.

 

Nëse po përdorni trajnime ose aktivitete që nuk janë dizajnuar për një projekt gjitheperfshirës, punoni me personat me aftësi të kufizuara intelektuale për të marrë ndihmë në përgatitjen e materialeve, për t'i bërë ato gjithpërfshirëse para se t'i përdorni në projektin tuaj.

​

Mos harroni se është shumë më e lehtë të krijoni materiale gjithpërfshirëse nga e para sesa të përpiqeni t'i përshtatni ato – krijimi i trajnimeve dhe materialeve të reja për projektin gjithpërfshirës mund të jetë më i shpejtë!

Grua që përdor lupën për të shqyrtuar planifikimin e projekteve
Një grua vlerëson planifikimin e projekteve në një listë me yje.

10

Përfshini persona me aftësi të kufizuara intelektuale kur planifikoni se si të monitoroni dhe vlerësoni projektin.

​

Përfshirja e vetë-advokuesve kur planifikoni si do ta monitoroni dhe kontrolloni projektin do të sigurojë që mjetet e vlerësimit të jenë më të aksesueshme për të gjithë.

Burime të dobishme

Një dokument i lehtë për t'u lexuar

Model i Planit të Zbatimit i Aksesueshëm

Listë kontrolli në letër

Model Plani Advokues

i Aksesueshëm 

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page