Vlerësimi i Projekteve
1
Përfshini persona me aftësi të kufizuara intelektuale kur planifikoni se si të monitoroni dhe vlerësoni projektin.
Mënyra më e mirë për ta bërë monitorimin dhe vlerësimin tuaj të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës është përfshirja e personave me aftësi të kufizuara intelektuale përmes organizatave të tyre përfaqësuese.
Angazhoni Organizata të Personave me Aftësi të Kufizuara, që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara intelektuale në planifikimin e monitorimit dhe vlerësimit, Synoni që vetë-advokuesit të marrin pjesë në komitetet dhe grupet tuaja të monitorimit, vlerësimit dhe planifikimit.
Kjo nënkupton që të gjitha komunikimet tuaja të brendshme lidhur me monitorimin dhe vlerësimin duhet të jenë të lehta për t'u kuptuar, në mënyrë që të gjithë të mund të marrin pjesë.

2
Paraqisni rezultatet dhe aktivitetet e planifikuara në një mënyrë të aksesueshme dhe të lehtë për t’u kuptuar.
Fletët e punës me plane komplekse dhe dokumentet e kornizës së rezultateve nuk janë të lehta për t'u përdorur apo kuptuar.
Merrni parasysh përdorimin e një formati marrativ, ose punoni me një person me aftësi të kufizuara intelektuale për të zhvilluar një model që është më gjithëpërfshirës.

3
Paraqisni planin e monitorimit, vlerësimit dhe të mësuarit në një mënyrë të aksesueshme dhe të lehtë për t’u kuptuar.
Formatet narrative mund të jenë më të përshtatshme se sa fletët e punës komplekse.
Më mirë akoma, përfshini planin e monitorimit në përshkrimin e aktiviteteve të ndryshme të planifikuara në projekte. Të kesh informacionin se si të zbatohet aktiviteti dhe si të monitorohet në dy dokumente të ndryshme mund të jetë konfuze dhe e vështirë për t'u përdorur. Përpiquni që informacioni për monitorimin dhe vlerësimin të jetë sa më shumë të jetë e mundur në një vend.

4
Parashikoni kohë shtesë projektet për të lejuar personat me aftësi të kufizuara intelektuale të marrin pjesë.
Filloni të planifikoni për monitorimin dhe vlerësimin më herët, dhe parashikoni më shumë kohë për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara intelektuale, të mund të marrin pjesë plotësisht në çdo proçes.
Ky proces mund të zgjasë më shumë, por rezultati do të jetë proçedura shumë më gjithëpërfshirëse në të cilat çdo pjesëmarrës i projektit me aftësi të kufizuara intelektuale do ta ketë më të lehtë të marrë pjesë.

5
Përdorni mjete vlerësimi të aksesueshme, për shembull, intervista, fokus grupe ose pyetësor të aksesueshëm.
Kjo duhet të ndodh edhe kur personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk janë grupi kryesor i synuar i projektit tuaj. Cilido qoftë grupi me të cilin punon projekti, qoftë refugjatë, fëmijë të moshës shkollore apo grupe të tjera. Ka persona me aftësi të kufizuara intelektuale në çdo komunitet, kështu që mjetet duhet të jenë gjithmonë plotësisht të aksesueshme. Kjo gjithashtu e bën mbledhjen e të dhënave më të lehtë për t’u përdorur nga të gjithë!
Mësoni më shumë rreth fokus grupeve dhe anketave të aksesueshme këtu.

6
Përfshini personat me aftësi të kufizuara intelektuale ,në vendimarrjen se si do të përshtasni projektin, bazuar në rezultatet e proçesit të monitorimit dhe të vlerësimit.
Nëse rezultatet e projekti ju tregojnë se diçka nuk po funksionon, angazhoni personat me aftësi të kufizuara intelektuale për të gjetur zgjidhje.
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe familjet e tyre janë ekspertë të përvojave të tyre dhe mund të kenë sugjerime se si projekti mund të funksionojë më mirë.
Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në ekipin tuaj të monitorimit dhe vlerësimit, angazhimi domethënës i organizatave që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara dhe konsultimet me personat me aftësi të kufizuara intelektuale janë mënyrat më të mira për ta realizuar këtë.

7
Sigurohuni që rezultatet dhe të çfarë mësuat nga projekti të ndahen në formate të aksesueshme.
Shpesh mësimet e nxjera nga projekti dhe vlerësimi i projektit nuk përcillen fare tek komunitetet e përfshira, edhe kur ndodh, zakonisht nuk është në një format të aksesueshëm
Ndani mësimet dhe vlerësimet tuaj me njerëzit që morën pjesë dhe sigurohuni që ky informacion të jetë i lehtë për t'u kuptuar. Përdorimi i një videoje përmbledhëse, në vend të një raporti. Kur ndani informacione të shkruara, sigurohuni që të jenë në gjuhë të thjeshtë.

.png)

.png)