Buxhetet gjithëpërfshirëse
Paraja mund të jetë një pengesë e madhe që shpesh ndalon personat me aftësi të kufizuara intelektuale të përfshihen në punët e projekteve.
Një organizatë gjithëpërfshirëse mendon për kostot që do të duhet të mbulohen për të siguruar që të gjithë mund të marrin pjesë në punën e saj.
Vet-advokuesit na thanë:
-
Organizatorët e takimeve dhe aktiviteteve zgjedhin mundësinë më të lirë, por ndonjëherë kjo do të thotë që ajo ndodhet në një vend të pa-aksesueshëm.
-
Ndonjëherë, personave ju kërkohet të marrin pjesë pa një person mbështetës, sepse organizata nuk ka planifikuar të shpenzoj para për njerëz shtesë.
-
Organizatat harrojnë të paguajnë shpenzimet për të ndihmuar personat të marrin pjesë në aktivitete. Kjo do të thotë se personat me aftësi të kufizuara intelektuale ndonjëherë nuk mund të shkojnë.
1
Mund të nevojitet kohë shtesë për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara intelektuale të kuptojnë rolin e tyre ose të marrin pjesë në një aktivitet.
Për shembull, një aktivitet trajnimi mund të duhet të ndahet në tre seanca në vend të një, që njerëzit të mund të mësojnë në pjesë më të vogla dhe të kenë kohë për të reflektuar dhe menduar ndërmjet seancave.
Dhënia e më shumë kohë për të siguruar që njerëzit mund të marrin pjesë plotësisht mund të kërkojë që të planifikoni orë shtesë të stafit të përfshir në aktivitet.

2
Shpenzimet fillestare siç janë kostot e transportit dhe të internetit, janë një pengesë për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Disa gjëra për t'u marrë parasysh janë:
-
Kostot e transportit duhet të paguhen nëse keni nevojë që njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale të mblidhen për një trajnim ose takim.
-
Transporti publik nuk është gjithmonë i aksesueshëm, kështu që organizatat do të duhet të ndihmojnë njerëzit të arrijnë në vëndin e caktuar. Për shembull, mund të rimbursohet kostoja e një taksie.
-
Të ofrohet ushqime nëse një takim ose aktivitet zgjat disa orë.
-
Kostot e internetit ose paisjeve teknologjike duhet të mbulohen nëse pritet që njerëzit të marrin pjesë në një takim online.
-
Nëse personat duhet të heqin dorë nga një ditë pune për të marrë pjesë në aktivitetin e projektit tuaj, mendoni se si mund të kompensohen. Shumë persona me aftësi të kufizuara intelektuale dhe familjet e tyre fitojnë para përmes punëve joformale.
-
Shumë npersona me aftësi të kufizuara intelektuale nuk kanë llogari bankare. Mendoni për politikat e organizatës suaj dhe se si paguani shpenzimet. Për shembull, të pagoni personat në advancë përmes aplikacioneve celulare ose para në dorë, mund të funksionojë më mirë.
-
Organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara intelektuale , shpesh nuk janë të financuara mirë dhe nuk kanë shumë fonde të disponueshme. Kjo do të thotë që ata mund të kenë nevojë të paguhen në advancë nëse po organizojnë aktivitete për ju.


3
Vet-advokuesit duhet të paguhen për njohuritë dhe aftësitë që ata sjellin në një projekt.
Shumë persona me aftësi të kufizuara intelektuale janë mësuar të përjashtohen, kështu që mund të jenë të gatshëm të marrin pjesë si vullnetarë.
Megjithatë, për të qenë një organizatë që ofron model gjithëpërfshirjes, duhet t’i paguani personat me aftësi të kufizuara intelektuale nëse ata po bëjnë ndonjë pune si pjesë e projektit tuaj.
-
Dhënia e këshillave për krijimin e informacionit të aksesueshem.
-
Udhëheqja e trajnimeve ndërgjegjësuese rreth aftës së kufizuar intelektuale
-
Ndërtimi i rrjeteve në komunitete.
Nëse merrni një person me aftësi të kufizuara intelektuale për ta bërë këtë punë, ai duhet të paguhet si konsulent. Nëse një person me aftësi të kufizuara intelektuale që punon për një organizatë të personave me aftësi të kufizuara (OPD) është këshilltar për projektin tuaj si pjesë e punës së tij, organizata e tij duhet të kompensohet për kohën e tij.

4
Personat mbështetës ndihmojnë personin me aftësi të kufizuara intelektuale të marrë pjesë në një aktivitet.
Duhet të parashikoni buxhet për vend shtesë, ushqim dhe transport për personat mbështetës.
Në disa shtete, personave ju caktohet një mbështetës falas, ndërsa në vënde të tjera, personat duhet të paguajnë një mbështetës për të marrë pjesë në një takim ose aktivitet me ta. Konsultohuni me një organizatë që përfaqëson personat me aftësi të kufizuara intelektuale në vendin tua,j për të mësuar nëse duhet të planifikoni buxhet për mbështetësit.
Për evente ku ka një kosto regjistrimi ose pjesëmarrje, personat mbështetës duhet të hynë falas, pasi është një formë akomodimi i arsyeshëm, nuk janë si pjesëmarrësit e tjerë.

5
Planifikoni buxhet për të bërë materialet e projektit të aksesueshme.
Shumica e informacionit ose materialeve informuese të projekteve nuk janë të aksesueshme. Për shembull, informacionet e trajnimit zakonisht nuk janë në gjuhë të thjeshtë. Po ashtu, shpesh trajnerët nuk dinë si të jenë gjithëpërfshirës.
Për të kërkuar ndihmë nga një organizatë e peronave me aftësi të kufizuara intelektuale, si për shëmbull, një organizatë vetë-advokuesish për t’i bërë materialet më të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse, duhet parashikuar një buxhet.
Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse po ndryshoni diçka që nuk ishte krijuar fillimisht për të qenë gjithëpërfshirëse.
Paguani personat me aftësi të kufizuara intelektuale si konsulentë për t’ju këshilluar se si mund ti bëni trajnimet gjithëpërfshirëse, paguani lehtëuesit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe kompensoni organizatat e tyre për kohën që ata ua kushtojnë juve.

6
Përdorimi i buxheteve ekzistuese. Duke menduar për gjërat në një mënyrë të re dhe duke kuptuar kostot e aksesueshmërisë, mund të jeni në gjendje të shihni se si fondi ekzistues mund të përdoret për të mbështetur punën tuaj që të bëhet më gjithëpërfshirëse.
Për shembull, nëse tashmë keni një buxhet komunikimi, shumë nga kostot për materialet e aksesueshme mund të jenë tashmë të mbuluara. Për shembull:
-
Nese keni buxhet për një raport ai përfshin edhe para për dizajnin. Raporti mund të shkruhet në gjuhë të thjeshtë dhe, nëse dizajneri udhëzohet të krijojë ilustrime të aksesueshme, produkti përfundimtar mund të jetë i aksesueshëm për të gjithë.
-
Nje video gjithëpërfshirëse, nuk kushton më shumë se një video e jo gjithëpërfshirëse. Mund të ketë nevojë vetëm për një ritëm më të ngadaltë, të mos jetë shumë e gjatë, duke siguruar që fjalët janë në gjuhë të thjeshtë dhe duke shtuar titra.


7
Stafi që punon me persona me aftësi të kufizuara intelektuale, me shumë mundësi, do të ketë nevojë të trajnohen për t'i ndihmuar ata të kuptojnë gjithëpërfshirjen dhe aksesueshmërinë.
Këto trajnime duhet të bazohen gjithmonë në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD), dhe duhet të udhëhiqen nga trajnerë që kanë aftësi të kufizuara intelektuale.
Grupet e vetë-advokuesve ose organizatat që përfaqësojnë persona me aftësi të kufizuara intelektuale dhe familjet e tyre shpesh kanë trajnime të përgatitura që mund t'i ofrojnë, dhe ky trajnim duhet të paguhet si pjesë e buxheteve të projekteve.
8
Mendoni për buxhetet për akomodime të tjera të arsyeshme.
Koha shtesë dhe persona mbështetës duhet gjithmonë të merren parasysh, por mund të ketë shpenzime të tjera në varësi të grupit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale me të cilët po punoni.
Për shembull:
-
Disa persona me aftësi të kufizuara intelektuale kanë nevojë për më shumë se një person mbështetës,
-
Vendet e takimeve të aksesueshme, të përshtatshëm për përdoruesit e karrocave, mund të kenë kosto më të larta.
-
Mund të jetë e nevojshme përkthimi dhe interpretimi në gjuhë të tjera për të përfshirë njerëz nga grupe të ndryshme.
-
Shërbime teknologjike si titrimi mund të jenë të nevojshme
Mënyra më e mirë për të kuptuar këto shpenzime shtesë për akomodimet e arsyeshme është të planifikoni me organizatat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale.

.png)

.png)
