Email-et
1
Email-et janë një pjesë e madhe e mënyrës se si organizatat komunikojnë dhe punojnë. Duhet të sigurohemi që ato janë të aksesueshme, që të gjithë t'i kuptojnë.
Vetë-advokuesit na thanë se email-et janë vetëm ndonjëherë mënyra më e mirë për t'i kontaktuar. Prandaj është e rëndësishme ta pyesni personin që po kontaktoni se çfarë preferon.
Na thanë gjithashtu se email-et shpesh janë shumë të gjata, me shkronja të vogla dhe nuk është gjithmonë e qartë se çfarë kërkojnë. Shpesh mbështetësit ose familjet nuk vendosen në CC, kështu që personi nuk merr mbështetje për të lexuar email-in.

2
Shkruani gjithmonë në gjuhë të thjeshtë.
Përdorni shkronja të mëdha dhe mos përdorni akronime, shkurtime dhe zhargon.

3
Mos përdorni shkurtrime ose akronime.
Akronimet shpesh nuk kanë kuptim. Këtu përfshihen akronimet që përdorin organizatat ose shkurtimet që përdorim në email-e, si COB në vend të “Close of Business” (fundi i orarit të punës).
Shkruani gjithmonë emrat të plotë dhe thoni qartë çfarë doni të thoni, për shembull – “deri në orën 17:00”

4
Shkurtoni zinxhirët e gjatë të email-eve ose diskutimet.
Kur dërgoni një zinxhir email-esh, përfshini një përmbledhje të bisedës për t'i ndihmuar njerëzit të kuptojnë sfondin dhe pse ata janë përfshir në email.
Disa ofrues të email-eve tani e bëjnë këtë automatikisht me Inteligjencë Artificiale.
Kini parasysh se emailet shpesh shfaqen në rend të kundërt dhe është e vështirë të ndiqet se kush thotë çfarë.
_edited.jpg)
5
Përdorni nëntituj ose tekst të theksuar (bold).
Ata ndihmojnë për të ndarë email-et e gjata dhe i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë informacionin më të rëndësishëm.
6
Bëjeni titullin e email-it të shkurtër, të qartë dhe të lidhur me përmbajtjen.

8
Ndani informacionin ne pika.
Ndarja në pika, është një mënyrë e dobishme për të zbërthyer shumë informacione, në copëza të vogla. Veçanërisht për veprime që kërkojnë disa hapa ose detyra për t'u përfunduar.
7
Mos përdorni formate të ndryshme.
Një font i zi i qartë “sans serif” është më i përshtatshmi. Shkrimet e pjerrëta janë të vështira për t'u lexuar.
Nëse dëshironi të theksoni informacionin kryesor për njerëzit që përdorin lexues ekrani, përdorni një nëntitull që shkruan "i rëndësishëm" ose merrni parasysh fshirjen e informacionit të panevojshëm.


9
Përdorni adresave lidhëse/link-eve.
Linket e gjata mund të jenë konfuze, prandaj përdorni tekst për linkun që shpjegon se ku të çon adresa. Për shembull: “Kliko këtu për të shkuar te pyetësori”

10
Përfshini njerëz mbështetës ose asistentët personalë.
Gjithmonë përfshini njerëzit mbështetës me CC të emailit qe po dërgoni.
.png)

.png)
