top of page

Një mbështetje e mirë

Dy njerëz komunikojnë, me flluska fjalësh me ikona pyetjeje, ideje dhe fytyre të lumtur.

1

Njihuni me njëri-tjetrin. Mbështetja funksionon më mirë kur njerëzit e njohin dhe respektojnë njëri-tjetrin.

​

Disa gjëra që mund të flisni me personin që po mbështesni mund të jenë:

  • Kush jemi ?

  • Çfarë dimë të bëjmë mirë

  • cfare interesash kemi?

  • çfarë po punojmë për të arritur?

  • çfarë lloj mbështetjeje kërkon personi me aftësi të kufizuara intelektuale?

2

Sigurohuni që personat me aftësi të kufizuara intelektuale të kenë zgjedhje dhe kontroll.

 

T'u japësh njerëzve me aftësi të kufizuara intelektuale mundësi zgjedhje, të dëgjosh dhe të veprosh sipas vendimeve të tyre, bën të mundur që ata të kenë kontroll.

​

Një mbështetje e mirë siguron që personat me aftësi të kufizuara intelektuale të kuptojnë mundësitë që kanë për të zgjedhur, dhe pasojat e zgjedhjeve të ndryshme.

​

Mbështetësit, duhet të respektojnë vendimet edhe nëse ju nuk është dakord me to.

Mbështetësi i shpjegon dikujt opsionet e komunikimit
Person që i shpjegon një ide dikujt tjetër

3

Ndihmoni personat me aftësi të kufizuara intelektuale të zhvillojnë aftësi të reja.

 

Shumica e njerëzve duan të provojnë gjëra të reja. Zhvillimi i aftësive të reja ndihmon në fuqizimin e njerëzve me aftësi të kufizuara intelektuale.


Një mënyrë për të mbështetur njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale për të zhvilluar aftësi të reja është:

  • ndani detyrat ose informacionin në copa të vogla

  • jepni kohë të mjaftueshme

  • vendos qellimet

  • kontrolloni rregullisht

Burrë që merr mbështetje nga një profesionist, me një kalendar sipër tyre

4

Jepuni personave me aftësi të kufizuara intelektuale, mbështetjen e duhur, kur ata kanë nevojë.

 

Punoni së bashku për të kuptuar kur nevojitet mbështetja juaj dhe sa mbështetje duhet të jepni.

 

Njerëzit nuk kanë nevojë për mbështetje gjatë gjithë kohës. Të japësh shumë mbështetje do të thotë që njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale mund të humbasin pavarësinë e tyre.

​

Mos harroni se nevojat për mbështetje mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe lloji i mbështetjes së ofruar duhet të ndryshojë me të!

Dy situata: i njëjti person i komunikon idetë ndryshe me njerëz të ndryshëm

5

Jepuni personave me aftësi të kufizuara intelektuale mbështetje individuale, që është specifike për çdo person.

 

Vetëm për shkak se një lloj mbështetjeje ka funksionuar me një person nuk do të thotë se do të funksionojë me një person tjetër. Mbështetja nuk është e njëjtë për të gjithë.

​

Mendoni se si t'u jepni njerëzve opsione rreth mbështetjes së tyre.

​

Bisedoni me njëri-tjetrin, provoni gjëra të ndryshme për të gjetur mënyrën më të mirë për të mbështetur. Jepni mundësi për të kontrolluar nëse mbështetja po vazhdon funksionoj.

 

Jini të durueshëm dhe mos u dorëzoni!

6

Vetëm se një person nuk kërkon mbështetje, nuk do të thotë se nuk ka nevojë për të.

​

Nëse punoni me një person që duket se nuk angazhohet, ose nuk është në gjendje të shprehë se çfarë

mbështetje ose akomodime të tjera mund të ketë nevojë, mos u dorëzoni!

​

Vazhdoni të përfshini personin në çdo mënyrë që mundeni. Jini miqësorë, të vëmendshëm dhe provoni qasje të ndryshme.

 

Përfshirja do të ndihmojë që besimi i personit me aftësi të kufizuar intelektuale të rritet dhe nëse i jepet kohë e mjaftueshme, mund të ndjehet rehat për të ndarë atë që do ose kanë nevojë për të marrë pjesë.

Grua e hutuar vetëm, pastaj e njëjta grua që merr mbështetje nga një mbështetës

7

Disa persona me aftësi të kufizuar intelektuale mund të jenë trajtuar keq në të kaluarën, dhe mund të ndihen të shqetësuar për tu përfshir në aktivitete të reja.

 

Kjo mund të nënkuptojë se ata nuk duan të rrezikojnë dhe të provojnë gjëra të reja, edhe me mbështetje.

 

Merrni kohën tuaj, prezantoni ngadalë detyrat e reja, shpjegoini ato me kujdes dhe ndërtoni mbi pikat e forta të personit.

​

Mbështetja nga të ngjashmit, mund të jetë gjithashtu shumë e dobishme dhe mund t'i ndihmojë njerëzit të ndihen më të sigurt.

Person i trishtuar që nuk merr mbështetje, person i lumtur që merr mbështetje.

Burime të dobishme

Listë kontrolli me shenjë të gjelbër

Udhëzues “Mbështetësi i mirë”

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page