Rekrutimi dhe punësimi
Edhe nëse dikush me aftësi të kufizuara intelektuale nuk ka aplikuar kurrë për të punuar me organizatën tuaj më parë, kjo nuk do të thotë që personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk duan të punojnë me ju.
Kjo ndoshta do të thotë që proçesi për të aplikuar nuk është i aksesueshëm.
Vet-advokuesit tregojne se kur aplikojnë për të punuar me një organizatë:
-
Përshkrimet e punës nuk janë të aksesueshme
-
Faqet e internetit dhe formularët e aplikimit mund të jenë të vështira
-
Aplikimet shpesh kërkojnë përvojë ose certifikata që personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk mund t'i aksesonin. Për shembull, arsimi universitar.
-
Intervistat zakonisht nuk janë të aksesueshme

1
Sigurohuni që përshkrimet e punës të jenë të aksesueshme
Kjo do të thotë se ata duhet të jenë të shkurtëra, me gjuhë të qartë, të përditshme dhe të shpjegojnë detyrat e punës.
Ju gjithashtu duhet të përfshini se si do të dukej një ditë e zakonshme në punë.
2
Hiqni kërkesat e arsimit për pozicionin e punës.
Shumë persona me aftësi të kufizuara intelektuale nuk kanë akses në arsim. Në vend të saj, pyesni për punën praktike dhe përvojën e tyre jetësore.

3
Krijoni një proces të aksesueshëm aplikimi për punë
Për shembull:
-
Mos përdorni forma të ndërlikuara ose taplikime online të gjata
-
Në vend që të kërkoni një CV dhe letër motivuese, kërkojuni aplikuesve të dërgojnë një video ku ata flasin se pse do të ishin të përshtatshëm për këtë rol.


4
Kërkoni mënyra të ndryshme për të reklamuar lajmërinin tuaj të punësimit
Reklamoni vendin e punës në vende të ndryshme duke përfshirë mediat sociale dhe kontaktoni me organizatat që përfaqësojnë npersonat me aftësi të kufizuara intelektuale.
5
Jini fleksibël me procesin e intervistës.
Intervistat tradicionale nuk janë të aksesueshme për shumë njerëz.
Dhënia e pyetjeve të intervistës personit para kohe, për t'i ndihmuar ata të përgatiten, është një mënyrë e mirë për ta bërë një intervistë më gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Të caktosh një perjudh prove për vëndin e punës në vend të intervistës është një mënyrë tjetër më e aksesueshme.

6
Mos bëni testim në procesin e rekrutimit.
Format e testeve të aftësisë janë diskriminuese për shumë njerëz me aftësi të kufizuara, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

7
Mblidhni informacion në lidhje me aftësinë e kufizuar në procesin e aplikimit për punë dhe kërkoni komente rreth procesit tuaj të rekrutimit.
Kjo do të ndihmojë për të kuptuar se kush mund të përjashtohet nga aplikimi.

8
Bisedoni me organizatat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale.
Shumë organizata punojnë ne punësimn gjithëpërfshirës. Ata mund t'ju ndihmojnë të hartoni një proces gjithëpërfshirës punësimi.
Nëse personat me aftësi të kufizuara intelektuale tashmë punojnë për ju, ata gjithashtu mund të ndihmojnë në përzgjedhjen, intervistimin dhe trajnimin e stafit të ri.

.png)

.png)

