top of page

Komunikim me respekt

1

Ka shumë stereotipe të zakonshme dhe të dëmshme për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale në shoqëri.

 

Për shembull, shumë njerëz (gabimisht!) mendojnë se njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale:
 

  • janë 'si fëmijët'

  • kanë nevojë për shërbime speciale ose të veçanta (si arsimi 'special')

  • nuk mund të mësojë, të punojë apo të jetojnë të pavarur

  • ‘vuajnë’ nga aftësia e kufizuar dhe janë ‘barrë’ për familjet e tyre

  • gjithmonë kanë nevojë për një “kujdestar”

​

Për shkak se këto stereotipe janë të zakonshme, shumë njerëz, nuk dinë se si të veprojnë në mënyrën e duhur, kur takojnë për herë të parë një person me aftësi të kufizuara intelektuale.

Grua e hutuar me pikëpyetje në një flluskë fjalësh.
Grua e hutuar me pikëpyetje në një flluskë fjalësh
Njerëz në role të ndryshme në jetën e tyre
Fytyrë foshnje dhe një kuti me X të kuqe.

2

Flisni me të rriturit me aftësi të kufizuara intelektuale si të rritur, jo fëmijë.

​

Mendoni për gjuhën që përdorni dhe flisni qartë, por mos e trajtoni personin si një fëmijë.

3

Flisni drejtpërdrejt me personin me aftësi të kufizuara intelektuale.

​

Mos flisni përmes personit të tyre mbështetës ose anëtarit të familjes.

​

Mos flisni për personin me aftësi të kufizuara intelektuale sikur ai të mos jetë aty prezent.

​

If the person communicates in a way other than verbally, their support person may help  but it is important that you talk to the person directly. 

Komunikim me respekt mes tre njerëzve në një takim.

4

Nëse takoheni për herë të parë për të punuar së bashku, mund të kërkoni paraprakisht nevojat e aksesueshmërisë dhe përshtatje të tjera të arsyeshme.

​

Për shembull:

  • personi mund të ketë nevojë të takohet në një vend të qetë nëse është i ndjeshëm ndaj zhurmave

  • ndërtesa duhet të jetë e aksesueshme

  • mund të kenë nevojë për më shumë kohë me qëllim diskutimin e informacionin me një person mbështetës.

Grua në karrige me rrota me orë, kalendar dhe shenjë.

5

Ndihmojeni personin të ndihet rehat duke qenë miqësor, i sjellshëm dhe i durueshëm.

​

Bëjini pyetje personit dhe jepni kohë të njiheni me njëri-tjetrin.

​

Një personi me aftësi të kufizuara intelektuale duhet t'i jepet i njëjti respekt si kujtdo tjetër.

Një grua në karrige me rrota dhe një burrë komunikojnë me respekt.

6

Mos u bëni pyetje njerëzve për aftësinë e tyre të kufizuar.


Mos harroni se aftësia e kufizuar dhe trupi i tyre janë çështje personale - mos kërkoni detaje për aftësinë e kufizuar, mënyrën se si lëvizi trupi i tyre, shëndetin, ose informacione të tjera personale.

 

Ilustrim që tregon një keqkuptim për aftësinë e kufizuar.

7

Përfshini njerëz mbështetës ose anëtarë të familjes në bisedat tuaja, por dalloni kur mbështeja nuk është e duhur.

 

Njerëzit mbështetës dhe anëtarët e familjes janë shpesh shumë të rëndësishëm për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale. Puna e tyre e rëndësishme duhet të njihet dhe respektohet.

​

Megjithatë ndonjëherë njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale marrin mbështetje jo të duhur. Për shembull, nëse një person mbështetës flet sipër ose e ndërpret personin që po mbështet ose flet për të sikur të mos ishte aty.

 

Nëse kjo ndodh, trajtoheni situatën me kujdes. Gjithashtu mund të përpiqeni të flisni veçmas me personin me aftësi të kufizuara intelektuale.

Ilustrim i komunikimit me respekt mes kolegëve.

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page