Të kuptojmë mbështetjen

1
Për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, familjet janë shpesh mbështetësit e tyre të parë dhe më të rëndësishëm.
Megjithatë, çdokush mund të mësojë të jetë mbështetës për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Mbështetja zakonisht nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë përveç respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe gatishmërisë për të qenë fleksibël.
2
Të gjithë ata që punojnë me personat me aftësi të kufizuara intelektuale duhet të kuptojnë çfarë është një “mbështetës i mirë”.
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale na thanë se kur kanë mbështetjen e duhur:
-
ata kuptojnë se çfarë po ndodh rreth tyre
-
ato janë të përfshirë
-
ata zhvillojnë aftësi të reja
-
kanë kohën e nevojshme
-
ata dëgjohen dhe mund të thonë atë që mendojnë
-
vendimet e tyre respektohen
-
ata mund të bëjnë punën e tyre ose të përmbushin detyrat e tyre në mënyrën më të mirë të mundëshme.

3
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale na thanë se cilësitë më të rëndësishme të një mbështetësi të mirë janë:
-
dëgjues i mirë
-
miqësore
-
kanë përvojë dhe njohuri për punën
-
janë të besueshëm
-
inkurajojnë zhvillimin e aftësive
-
mbështesin vendimarrjen
-
kuptojnë se çfarë mbështetje nevojitet dhe kurr nevojitet
-
të rrespektueshëm
-
të duruar
-
të aftë të shpjegojë qartë gjërat duke përdorur gjuhën e përditshme

4
Është përgjegjësi e të gjithëve që të përshtasin mënyrën se si punojnë me personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Edhe pse shumë herë një person mund të ketë një person mbështetës, nuk është roli i tij të veprojë si ndërmjetës.
Për shembull, në një takim ku merr pjesë një person me aftësi të kufizuara intelektuale, të gjithë duhet të flasin në një mënyrë të kuptueshme, që personi të përfshihet,. Ai nuk duhet të varet nga mbështetësi i tij për të kuptuar.

5
Organizatat gjithëpërfshirëse duhet të jenë në gjendje të njohin dhe sfidojnë mbështetjen e dobët dhe të fuqizojë personat me aftësi të kufizuara intelektuale për të bërë të njëjtën gjë.
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale thonë se mbështetja e dobët ndosh kur:
-
njerëzit marrin vendime për ta, pa i përfshirë
-
mbështetësit e tyre kontrollojnë se çfarë bëjnë dhe kur e bëjnë.
-
mbështetësit e tyre i mbrojnë më tepër se ç’duhet ose i trajtojnë si fëmijë
-
ata nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh apo pse
-
ata nuk janë pjesë e asaj që po ndodh dhe nuk mund të bëhen pjesë
-
ata nuk dëgjohen
-
mbështetësi flet mbi ta ose përgjigjet në vend të tyre
-
mbështetësi bën gjëra për ta pa i pyetur
-
mbështetja nuk ka të bëjë me atë që ata duan ose kanë nevojë, por për atë që mbështetësi bën atë që ai do të bëj, dhe jo atë që personi me aftësi të kufizuar intelektuale do të bëj.


6
Sigurohuni që personi me aftësi të kufizuara intelektuale të mund të zgjedh mbështetësit e tij.
Shpesh personat me aftësi të kufizuara intelektuale nuk përfshihen në përzgjedhjen e mbështetësi të tyre ose të zgjedhin për mënyrën si do të mbështeten.
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale duhet të jenë gjithmonë pjesë e çdo bisede apo vendimi për mbështetësit e tyre.

.png)

.png)

