top of page

Advokacia

1

Pavarësisht se për çfarë jeni duke advokuar, do të ketë persona me aftësi të kufizuara intelektuale që do të kenë përvojë të drejtpërdrejtë me këtë çështje.

 

Cfaredo qofte tema:

  • të drejtat e aftësisë së kufizuar

  • të drejtat e fëmijëve

  • ndryshimi i klimës

  • lufta apo fatkeqësitë humanitare

  • dhe tema të tjera!

 

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale janë një nga grupet më të përjashtuara në shoqëri dhe shpesh janë më të prekurit nga varfëria dhe kriza të tjera.

 

Dukeadvokuar për të drejtat e më të përjashtuarve, ju do të advokoni për të drejtat e të gjithëve.

Aktivistë të ndryshëm mbajnë pankarta proteste për paqen, barazinë dhe klimën.

2

Punoni me organizatat e vet-advokuesve.

​

Vet-advokuesit janë njerëz që kuptojnë të drejtat dhe që shpesh janë të angazhuar në komunitet.

​

Organizatat e vet-advokuesve mund të jenë duke punuar mbi çështjen për të cilën ju jeni duke advokuar.

Partneriteti me to, do t'i bëjë mesazhet tuaja më të forta.

​

Mund të lexoni më shumë rreth vet-advokacisë këtu.

​

Ftoni vet-advokuesit të marrin pjesë kur vendosni për planin tuaj të advokasicë, ne këtë mënyrë, organizata juaj po forcon zërat e vetë personave me aftësi të kufizuara intelektuale.

Njerëz të ndryshëm takohen, sipër shkruan People First

3

Sigurohuni, që mesazhet që organizatat përdorin për të advokuar, të vendosen nga vet personat me aftësi të kufizuar.

 

Organizatat e vet-advokuesve shpesh kanë përvojë në këtë fushë.

Ilustrim për advokimin e People First me ikona për arsimin, banesën dhe punën

4

Sigurohuni që informacioni dhe hulumtimi juaj të jenë gjithëpërfshirës.

​

Të kesh informacion të mirë mbi problematikat dhe zgjidhjet e mundëshme, është e rëndësishme për advokacinë dhe kur flasim me vendim marrësit.

 

Kur jeni duke bërë kërkime për temën tuaj, sigurohuni që të përfshini përvojat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale.

 

Fokus grupet janë një mënyrë e mirë për të dëgjuar për pengesat me të cilat përballen personat. Pyetësorët mund të jenë gjithashtu të dobishme, por sigurohuni që ato të jenë të aksesueshëm

​

Ketu mund të lexoni më shumë rreth konsultimeve gjithëpërfshirëse.

​

Punësimi i organizatave vet-advokuese për të drejtuar fokus grupe ose për të bërë kërkime është një ide e mirë.

Tre njerëz shikojnë një televizor me pikëçuditëse

5

Jepuni personave me aftësi të kufizuara intelektuale mundësi lidershipi. 

 

Për shembull, merrini ata me vete ​​kur flisni me vendimmarrësit, kur ndani mesazhet kryesore dhe në evetet tuaja.

​

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse çështja për të cilën po punoni ka të bëjë me aftësitë e kufizuara intelektuale.

​

Ka të ngjarë që vendimmarrësit të mos kenë takuar një person me aftësi të kufizuara intelektuale më parë, kështu që historia dhe lidershipi i tyre do të kenë ndikim të fortë.

Ilustrim i Angela Merkel që i shtrëngon dorën një burri arab
Ilustrim i njerëzve të ndryshëm, përfshirë përdorues të karriges me rrota, që ngrenë duart.

6

Sigurohuni që çdo takim ose aktivitet të jetë gjithëpërfshirës dhe aksesueshëm.

​

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund t'ju ndihmojnë të planifikoni evente gjithëpërfshirëse.

 

Ketu mund të lexoni më shumë rreth takimeve gjithëpërfshirëse.

7

Sigurohuni që informacioni juaj të jetë i aksesueshëm.

​

Kur informacioni dhe mesazhi kryesor i fushatës tuaj është i shkurtër, i qartë dhë në një gjuhë të thjeshtë, mund ta kuptojnë më shumë njerëz.

​

Mund të lexoni më shumë rreth informacionit të aksesueshëm këtu.

​

Përdorni historitë e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në komunikimet tuaja për të ndihmuar që të përfshihen më shumë njerëz me aftësi të kufizuara intelektuale.

Duar që mbajnë karton të verdhë dhe të kuq me ikona kohe dhe stop
Laptop me shfletuesin të hapur

Shpjegues Advokaci e thjeshtë

Laptop me shfletuesin të hapur

Udhëzues aktivizmi në spanjisht

Burime të dobishme

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page