top of page

Përpara një takimi

1

Sigurohuni për kohën, datën dhe vendndodhjen, për personat me aftësi të kufizuara intelektuale që do të marrin pjesë.

​

Mendoni për gjëra të tilla si koha e takimin, në mënyrë që njerëzit të mos kenë nevojë të marrin transport publik në orarin me më shumë trafik.

​

Për takimet ball për ball, mos harroni të mendoni edhe për aksesin fizik të vëndit që zgjidhni:

  • A është ndërtesa ku po zhvillohet takimi e lehtë për t'u gjetur?

  • A ka një recepsion apo dikush në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të gjejnë dhomën kur të mbërrijnë?

  • A munden përdoruesit e karrigeve me rrota të hyjnë dhe të futen brenda?

  • A ndoshet pranë pikave të transportit publik?

​

Një grua bën një pyetje për orën dhe datën e një takimi

2

Paguani shpenzimet e personave për të marrë pjesë - si kostoja për t'u lidhur me takimet on-line (tarifat e internetit) ose transporti për takimet fizike. 

Një shigjetë nga paratë drejt një simboli Wi-Fi dhe një autobusi

3

Kontrolloni ftesën për takim.

 

Sigurohuni që të përfshijë:

  • pse po ndodh takimi

  • kush do e drejtoj takimim

  • për çfarë do të flitet në takim

  • si të arrini atje ose si të lidheni në internet

  • koha dhe data

  • çfarë shpenzimesh do të paguhen

Një ftesë takimi pranë një pikëpyetjeje mbi një grup njerëzish
Një celular dhe një simbol email-i

4

Komunikoni mirë. Flisni qartë, shkurt dhë në mënyrë të kuptueshme.

 

Mendoni për mënyra të tjera për të ndarë ftesën e takimit, për shembull me telefon dhe me e-mail.

5

Sigurohuni nëse personat me aftësi të kufizuara intelektuale që marrin pjesë kanë nevojë për një person mbështetës.

 

Personat mbështetës duhet të marrin të njëjtin informacion që marrin pjesëmarrësit.

Një burrë me aftësi të kufizuara intelektuale me një person mbështetës pranë tij

6

Planifikoni axhendën tuaj.

 

  • Planifikoni axhendën sa më të shkurtër që të jetë e mundur.

  • Lini kohë të mjaftueshme për çdo pikë të rendit të ditës.

  • Përfshini aktivitete interaktive për t'i ndihmuar njerëzit të ndihen rehat.

  • Shtoni pushimet dhe kohën të mjaftueshme për të folur me pjesëmarrësit e tjerë.

  • Planifikoni aktivitetet dhe punë në grup për t'u dhënë njerëzve hapësirë ​​për të bërë pyetje dhe mënyra të ndryshme për të ndarë idetë e tyre. Aktivitetet që përfshijnë histori, art ose lojëra me role mund të jenë të dobishme për t'u siguruar që të gjithë të kontribuojnë si të munden.

Një kryq pranë një axhende me shumë pika, një shenjë pranë një axhende me më pak pika

7

Dërgoni një axhendë përpara takimit.

​

Nëse rendi i ditës përmban shumë informacione që duhen lexuar paraprakisht ose përfshin seksione diskutimi, duhet të dërgohet të paktën 2 javë para takimit.

​

Axhenda duhet të përfshijë edhe temat mbi të cilët pjesmarrësit do të duhen të para-pregatiten para mbledhjes (si gjërat për që duhet të lexojnë ose të mendojnë) dhe gjithashtu duhet të listojë të gjitha pyetjet që do të diskutohen në grupit. Kjo u lejon personave me aftësi të kufizuara intelektuale të mendojnë dhe të përgatisin përgjigjet e tyre përpara kohe.

Një axhendë pranë një kalendari, pranë një grupi njerëzish

8

Ofroni mbështetje shtesë.

 

Një takim paraprak mund t'i ndihmojë personat të njohin axhendën dhe të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë takimi.

 

Vendosni një person kontakti, nëse njerëzit kanë pyetje përpara takimit.

Një person me aftësi të kufizuara ulur në një takim, kujton dikë që i shpjegoi axhendën

9

Informoni drejtuesin e takimit. Sigurohuni që ai të kuptoj kërkesat për aksesueshmërisë dhe akomodimit të arsyeshëm.

​

Drejtuesi i takimit është përgjegjës për t'u siguruar që takimi të jetë gjithëpërfshirës dhe që të gjithë të marrin pjesë.

Drejtuesit të takimit i jepet informacion për takimin

10

Asnjë ndryshim në minutën e fundit.

 

Lajmëroni njerëzit sa më shpejt që të jetë e mundur nëse takimi është shtyr ose anulluar.

​

Mos i ndryshoni pyetjet e diskutimit ose temat në rendin e ditës nëse njerëzit tashmë janë përgatitur për to.

​

Një axhendë e vizatuar me vijë pranë një ore

11

Dërgoni një kujtesë një ditë përpara takimit.

​

Dërgoni sërish axhendën dhe të gjithë informacionin mbështetës.

Kalendar me një datë të rrethuar që ndahet në smartfon

Burime të dobishme

Një axhendë takimi

Shembull i axhendës në gjuhë të thjeshtë
 

Një axhendë takimi

Shembull i një dokumenti përgatitor para takimit

Një burrë qëndron para një flipcharti

Shembull i informimit të drejtuesit të takimit
 

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page