Gjatë një takimi
1
Vendosni tonin takimit që në fillim.
Bëni të qartë se të gjithë pjesëmarrësit, duhet të respektohen dhe se kenë kontribute të vlefshme për të dhënë.
Një aktivitet interaktiv në fillim të një takimi mund të ndihmojë që të gjithë të ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar

2
Vendosni rregulla bazë për të ndihmuar me aksesueshmërinë.
Për shembull:
-
flasim me rradhë
-
flisni ngadalë dhe qartë
-
ndaloni takimin për t'u sqaruar kur dikush nuk kupton
-
respektoni axhendën
-
dëgjoni dhe respektoni njëri-tjetrin
Grupi mund të ndihmojë në vendosjen e rregullave.

3
Përdorni gjuhë të aksesueshme
Kujtojuni folësve të përdorin gjuhë të qartë, të përditshme dhe shmangni zhargonet dhe akronimet.
Sigurohuni që informacioni të paraqitet thjesht.
Kartat e aksesit të kuq/verdhë mund të ndihmojnë. Një karton i verdhë do të thotë që personi ka nevojë që pjesmarrësit në takim të flasin me ngadal dhe një karton i kuq do të thotë se personi ka nevojë që takimi të ndalojë për të bërë një pyetje ose për të kuptuar me mirë.
Të gjithë në takim (si personat me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale) duhet të kenë karta dhe të dinë t'i përdorin ato.


4
Sigurohuni që të ketë mbështetje të mirë.
Mbështetësit duhet të jenë të respektueshëm dhe nuk duhet të marrin pjesë vetë në takim.
Personat mbështetës mund të flasin nëse personi që po mbështesin u kërkon atyre të sqarojnë një pikë ose të shpjegojnë diçka.
Personat mbështetës mund t'u kërkojnë folësve t'i shpjegojnë gjërat më qartë ose të ngadalësojnë.
Disa shembuj të mbështetjes së keqe janë:
-
ti tregosh njerëzve me aftësi të kufizuara intelektuale se çfarë duhet të thonë
-
të flasësh në emër të personit që po mbështet
-
të ndërpresësh fjalën personit
-
të mos i kushtosh vëmendje takimit
-
te bësh pyetje të mbyllura ose pyetje të tipit si "ju jeni dakord me këtë pikë apo jo?"
Nëse mendoni se mbështetja që po jepet nuk është e mirë, prisni deri në pushim dhe flisni me personin me aftësi të kufizuara intelektuale.



5
Përmbajuni axhendën sa më shumë që të jetë e mundur.
Njerëzit shpesh kenë përgatitur atë që duan të thonë paraprakisht për çdo pikë të rendit të ditës.
Përmblidhni atë që është folur dhe rënë dakord përpara se të kaloni në pjesën tjetër të takimit.

6
Jepni kohë shtesë.
Mbështetësit mund të kenë nevojë për kohë shtesë për të shpjeguar idetë ose për të përkthyer informacionin.
Përfshini kohë në fund të një takimi që njerëzit të bëjnë pyetje dhe të japin komente se si shkoi takimi.
.png)

.png)


