top of page

Fushata

1

Pavarësisht se për çfarë është fushata juaj, do të ketë persona me aftësi të kufizuara intelektuale që kanë përvojë të drejtpërdrejtë me çështjen.

 

Cfaredo qofte tema:

  • të drejtat e aftësisë së kufizuar

  • të drejtat e fëmijëve

  • ndryshimi i klimës

  • lufta apo fatkeqësitë humanitare

  • dhe tema të tjera!

 

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale janë një nga grupet më të përjashtuara në shoqëri dhe shpesh janë më të prekurit nga varfëria dhe kriza të tjera.

 

Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara intelektuale do t’ju japë një perspektivë të re mbi temën.

​

Duke u siguruar që fushata juaj të jetë e aksesyeshme dhe gjithëpërfshirëse do t’ju ndihmojë gjithashtu të arrini më shumë njerëz dhe të rrisni ndërgjegjësimin mbi çështjen në vende të ndryshme.

Listë kontrolli me pikëpyetje dhe një llambë.

2

Përfshini personat me aftësi të kufizuara intelektuale në planifikim.

 

Krijoni një focus grup dhe ftoni vete-advokuesit të marrin pjesë kur bëni planin për një fushatë.

 

Për shembull, kur zhvilloni ide për aktivitetet e fushatës, personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund t’ju ndihmojnë të kuptoni pengesat me të cilat përballen dhe mënyrat për t’i bërë aktivitetet të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Një grup i larmishëm ndan ide për fushata, me llamba.
Krahasim i një liste të gjatë të shënuar me të kuqe dhe një liste të shkurtër të shënuar me të gjelbër.

3

Sigurohuni që informacioni juaj të jetë i aksesueshëm.

​

Kur informacioni dhe mesazhi kryesor i fushatës tuaj është i shkurtër, i qartë dhë në një gjuhë të thjeshtë, mund ta kuptojnë më shumë njerëz.

4

Përdorni historitë e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në komunikimet tuaja.

 

Për shembull:

  • në postimet në bloge

  • videot e fushatës

  • përmes rrjeteve sociale

​

Kjo do t'ju ndihmojë të arrini më shumë persona me aftësi të kufizuara intelektuale, por gjithashtu do të tregojë se fushata juaj është gjithëpërfshirëse.

Një person intervistohet për një fushatë

5

Sigurohuni që çdo takim ose aktivitet të jetë gjithëpërfshirës dhe aksesueshëm.

​

Personat me aftësi të kufizuara intelektuale mund t'ju ndihmojnë të planifikoni evente gjithëpërfshirëse.

​

Ketu mund të lexoni më shumë rreth takimeve gjithëpërfshirëse.

​

Nëse po planifikoni aktivitete të mëdha si protesta apo marshime, mund të inkurajoni pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara intelektuale duke krijuar informacion të aksesueshem për aktivitetin. Për shembull, krijoni një udhëzues me këshilla për mënyrën e krijimit të banderolave ose udhëzues të thjeshtë për t’u kuptuar mbi mënyrën e arritjes në vendtakim.

Një grup njerëzish me gishtin e madh lart

6

Jepuni personave me aftësi të kufizuara intelektuale mundësi për të folur me vendimmarrësit përmes fushatës suaj. Për shembull, kur loboni me politikanët.

 

Ka të ngjarë që vendimmarrësit të mos kenë takuar një person me aftësi të kufizuara intelektuale më parë, kështu që historia dhe lidershipi i tyre do të kenë ndikim të fortë.

Ilustrim i Angela Merkel që i shtrëngon dorën një burri arab.

7

Punoni me grupet e vetë-advokuesve.

​

Vet-advokuesit janë njerëz që kuptojnë të drejtat dhe që shpesh janë të angazhuar në komunitet.

 

Të punosh me organizata e vetë-advokuesve do të thotë që mund të arrish rrjete të reja dhe njerëz me të cilët mund të mos kesh punuar më parë.

​

Mund të lexoni më shumë rreth vet-advokacisë këtu.

Ilustrim që tregon si komunikimi vizual përmirëson të kuptuarit.
Një pyetësor

8

Në fund të fushatës suaj sigurohuni që të ketë një mënyrë pjesmarrësit të kenë mundësi të japin koment.

 

Për shembull, nëpërmjet një ankete të aksesueshme ose një sesioni komentesh.

Udhëzimet Dëgjo Përfshi Respekt u krijuan me mbështetje financiare nga:

Logoja e International Disability Alliance
Logoja e Inclusive Futures UK aid
Logo of Inclusion International
Logoja e Sightsavers
Logo of Down Syndrome International
Logoja e Këshillit të Lartë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Logoja e FBASD
Logoja e Alana

©2022 by Inclusion International & Down Syndrome International

bottom of page