Vënde pune gjithëpërfshirëse
Një vend pune gjithëpërfshirës është një vend ku të gjithë ndihen të respektuar dhe të përfshirë.
Do të thotë që të gjithë punonjësit vlerësohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nëse kanë ose jo aftësi të kufizuara.
1
Sigurohuni që proceset tuaja të rekrutimit të jenë të aksesueshëm për të gjithë.
Kjo do të thotë të përdorni gjuhë të lehtë për t'u kuptuar në përshkrimet dhe kontratat tuaja të punës, dhe të hiqni pjesë të procesit që diskriminojnë, si testimi në procesin e intervistës.
Mund të lexoni më shumë detaje se si ta bëni proçesin e punësimin tuaj më gjithëpërfshirës këtu.

2
Sigurohuni që të gjithë të paguhen në mënyrë të drejtë për punën e tyre.
Shumë njerëz me aftësi të kufizuara intelektuale paguhen më pak se njerëzit pa aftësi të kufizuara për të kryer të njëjtën punë. Disa vende madje kanë ligje që personat me aftësi të kufizuar të pagohen më pak se personat e tjerë. Ky është diskriminim.
Sigurohuni që politikat në organizatën tuaj të mos lejojnë që personat me aftësi të kufizuar të pagohen më pak për shkak të aftësis së tyre të kufizuar. Sigurohuni që aftësia e kufizuar të mos jetë një mjet vlerësimi që përcakton pagën e personit.


3
Sigurohuni që qëllimet dhe vlerat e organizatës suaj janë të aksesueshme dhe të lehta për t'u kuptuar.
Sigurohuni që dokumentet dhe politikat tuaja kryesore të jenë në gjuhë të thjeshtë ose në një format të lehtë për tu kuptuar, në mënyrë që çdo punëdhënës në vendin tuaj të punës të mund t'i qaset dhe t'i kuptojë ato.
4
Sigurohuni që të gjithë të jenë të barabartë kur fillojnë një punë të re.
Kur trajnimi për stafin e ri nuk është plotësisht i aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës, një punonjës i ri me aftësi të kufizuar intelektuale përjashtohet që në fillim.
Bëjeni plotësisht të aksesueshëm të gjithë trajnimin tuaj për stafin e ri. Trajnimi ballë për ballë, është më i mirë se ai virtual, në mënyrë që njerëzit të mund të bëjnë pyetje.
Merrni parasysh krijimin e mjeteve shtesë për punonjësit e rinj. Ju mund të krijoni një dokument që shpjegon rolet e të tjerëve në vendin e punës, në mënyrë që ata të ndihen të mirëpritur dhe të shohin se si përshtaten në ekipin e tyre të ri që në fillimi.

5
Sigurohuni që të ketë zero tolerancë ndaj bullizimit ose ngacmimit në organizatën tuaj.


6
Personat me aftësi të kufizuara intelektuale janë njerëzit më të mirë për të udhëhequr këtë trajnim, pasi ata mund të ndajnë përvojën e tyre. Grupet lokale të vet-advokimit mund të ndihmojnë për ta arritur këtë.
7
Sigurohuni që i gjithë komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm të jetë i aksesueshëm dhe i lehtë për t'u kuptuar.
Në një vend pune, kjo do të thotë që të gjithë duhet t'i shkruajnë emailet e tyre në gjuhë të thjeshtë, buletinet e stafit duhet të jenë plotësisht të aksesueshme dhe mbledhjet e stafit duhet gjithashtu të përdorin gjuhë të thjeshtë dhe të shkojnë me një rritëm ku të gjithë mund të përfshihen.
Mund të lexoni më shumë rreth kësaj në seksionet tona të komunikimit dhe informacionit të aksesueshëm.


8
Jini fleksibël për mënyrën se si njerëzit mund të bëjnë punën e tyre.
Për shembull, disa njerëz mund të kenë nevojë për orar pune fleksibël , ose më shumë kohë për të mësuar detyra të reja.
Kjo quhet akomodim i arsyeshëm. Është e drejta e çdo personi të kërkojë përshtatjen që i nevojiten për të bërë mirë punën e tyre.
9
Sigurohuni që njerëzit të kenë mbështetje të mirë nga menaxherët dhe kolegët e tyre, në mënyrë që ata të mund ta bëjnë mirë punën e tyre.
Mbështetja është ndihma shtesë që një personi mund t'i duhet për të kryer një detyrë, për të kuptuar informacionin ose për të zhvilluar aftësi.
Personat me aftësi të kufizuar intelektuale mund të kenë nevojë për mbështetje shtesë në punë për te:
-
Të mësuar aftësi të reja
-
Të kuptuar informacionin
-
Të komunikuar me njerëzit e tjerë
Njerëzit më të mirë për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara intelektuale në punë janë menaxherët dhe kolegët e tyre.
Shumica e llojeve të mbështetjes janë thjesht rregullime të vogla që çdo koleg mund të bëjë - për shembull, menaxherët dhe kolegët mund të mbështesin një punonjës për të menaxhuar detyrat dhe kohën e tyre duke përdorur një plan pune të aksesueshëm (formatin mund ta gjeni më poshtë).


10
Komunikoni rregullisht me të gjithë punonjësit se si ndihen dhe nëse kanë nevojë për më shumë mbështetje ose përshtatje.

11
Matni se si po shkon proçesi i punësimit të personave më aftësi të kufizuar në organizatën tuaj.
Bëni një plan për të punësuar më shumë njerëz nëse nuk po performoni mire.
.png)

.png)

